
Bayern Munich mori një fitore të thellë në shtëpi ndaj Hamburg, në kuadër të javës së tretë në Bundesligë. Bavarezët ishin dominues që nga fillimi, për të fituar me rezultatin 5-0. Serge Gnabry (3’) me një supergol pas një goditje të fuqishme e kaloi Bayernin në epërsi.
6 minuta më vonë ishte Pavlovic që dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Harry Kane (9’). Nuk kishte si të mungonte goli i Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë (26’). Bayerni vazhdoi me të njëjtin presion, kurse transferimi i verës Luis Diaz u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Kimmich (29’).
Fitoren e thellë të Bayernit e vulosi Harry Kane, me një gol pas asistimit të Michael Olise (62’). Bayerni ka nëntë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa Hamburgu qëndron në vendin e 17-të me vetëm një barazim.
