
Interi është një ndër skuadrat më aktive në merkato, por së fundmi ka marrë lajme aspak të mira për në verë. Bayerni nuk do të aktivizojë opsionin për blerjen e kartonit të Ivan Perisic, i cili po luan në formë huazimi gjatë këtij sezoni.
Për këtë gjë është e bindur edhe gazeta “Bild” që raporton se kroatit nuk i kanë mjaftuar 4 gola dhe 6 asist në 19 ndeshje, për të bindur drejtuesit bavarezë. Interi kërkon 20 milionë euro për blerjen e kartonit të plotë, por sipas sajtit gjerman me siguri që e ardhmja e Perisic me siguri nuk do të jetë në Bavari.
Nëse ky lajm do të konfirmohet, me siguri që planet e Interit do të ndryshojnë, teksa shpresonte që ta kishte mbyllur çështjen e largimit të Perisic për të synuar ndonjë goditje tjetër për Conten. /R.Lika-Koha Jone/
