
Bayerni Munich pas fitores së Botërorit të Klubeve, ka hasur shumë vështirësi në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim spektakolar 3-3 ndaj Arminia Bielefeld.
Në një ndeshje të çmendur, Arminia shfrytëzoi maksimalisht lodhjen e Bayernit teksa kryesoi deri në 0-2 falë golave të Vlapit dhe Pieperit, por bavarezët reaguan në fillimin e së dytës me Lewandowskin.
Ishte fillimi i 20 minutave të çmendura, që pa dhe njëherë Arminian të rikthehej në epërsi të dy golave me Gebauerin, përpara se Tolisso në të 57-tën dhe më pas Davies në të 70-tën, që i çuan shifrat në 3-3. Me këtë barazim Bayerni mban në +5 nga Leipzigu në renditje.
