Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bojkoti i Kampionatit, Liga Profesioniste e Futbollit: Bojkoti do vazhdojë. Mund të ketë protesta

Intervista E enjte, 1 Tetor 2020 15:58
Bojkoti i Kampionatit, Liga Profesioniste e Futbollit: Bojkoti do vazhdojë. Mund të ketë protesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përse nuk po luhet futboll?! Kjo ishte tema qe u diksutua në ëmisionin 60 Minuta të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN. Ekipet kryesore të superligës së Shqiperise tashmë kanë filluar një bojkot pa afat duke vendosur 4 kushte ndaj qeverisë, duke e kushtëzuar rifillimin e kampionatit me plotësimin e tyre. Të ftuar në studio ishin Edvin Libohova, President i Ligës profesioniste të Futbollit, I cili tha se bojkoti do të vijojë, pork a gjithmonë hapësirë për negociata. Klodian Muço, ekspert i ekonomisë tha se ligji i sponsorizimit ka efekt negative në buxhetin e shtetit sepse do të thotë devijim i fondeve nga arka e shtetit drejt sportit. Sipas tij ky ligj mund të mbetet i panegociueshem nderkohë që kërkesat e tjera mund të plotësohen pjesërisht. Për situatën në të cilën gjendet sot futbolli shqiptar, ish-kapiteni i kombëtares Rudi Vata akuzok qeverinë se nuk ka investuar si duhet në sport.

 Intervistat

Edvin Libohova: Hapësira për negociata ka gjithmonë

Pyetje: Cili është reagimi juaj nga fjalimi i zotit Rama i cili tha që nuk ka hapësirë per negociata?

Edvin Libohova: Duhet ta ndajmë problemin e kërkesave në dy grupe:

1.Ligji i sponsorizimit i cili është edhe kërkesa kryesore që ka komunitetit i futbollit , këto propozime nuk përfshjnë vetëm futbollin por të gjitha llojet e sportit.

2.Gjithashtu janë dhe kërkesat e tjera të cilat duken si me specifike dhe më të negociueshme.

Sipas kryeministrit janë shumë dhjetë vite për shmangien nga tatimi mbi të ardhurat personale, por për ne janë pak dy vite për të formalizuar. Megjithatë këtu ka hapesirë për të diksutuar përsa i perket afatit për shmangien e tatimit mbi të ardhurat personale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pyetje: Cilat do të  jenë hapat që do të ndiqni në vijimesi?

Edvin Libohova: Hapësira për negociata ka gjithmonë. Ne presim të kontaktojmë të ngarkuarin e kryemistrit zotin Fidel Ylli për të biseduar për gjetjen e rrugës së zgjidhjes në tavolinë. Caktimi i një proteste tjetër, me datë 10, që liga ka vendosur sigurisht është e lidhur me zhvillimet e këtyre ditëve . Ndërkohë që ne mund të gjejmë kompromisin me të dërguarin e qeverisë dhe përfaqësuesit e tjerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 Pyetje: A do të vijojë bojkoti?

Edvin Libohova: Bojkoti do të vazhdojë dhe këtë javë. Sipas kalendarit të  parashikuar ka ndeshje të merkurën dhe të dielën, por paralelisht ne nuk ndërpresim negociatën me perfaqësuesin e qeverisë. Përfaqësuesit do t’i kontaktojmë shumë shpejt.

Mund t'ju interesojë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 9 orësh
Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Para 10 orësh
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Para 11 orësh

Pyetje: Cilat janë ato katër pika qe iu kërkoni nga qeveria që t’i plotësojë?

Edvin Libohova: Ligji për sponsorizimet është më kryesori. Ajo çfarë ne kemi kërkuar është që nga tatim fitimi i kompanive që kanë fitim të tatueshëm vjetor mbi 20 milionë lekë të reja, deri në 30% të shkojë për të mbështetur sportet sepse kanë nevojë për t’u zhvilluar pasi kanë mbetur shumë mbrapa. Sipas kryeministrit 50% e fondit do të shkoje për përmirësimin e infrastrukturës sportive, 25% për sportet e fëmijëve dhe vetëm 25% mund të shkojnë për të mbështetur kostot administrative të klubeve.

Njëra pikë ishte përsa i përket TVSH.Qeveria miratoi para disa ditësh uljen e TVSH nga 20% në 6% për investimet në infrastrukturë. Ajo që kerkuam ne ishte që duke qenë se klubet sportive do te futen në një proces total privatizimi , para një muaji u miratua një ndryshim ligjor që brenda një viti bashkitë nuk do të jenë më aksionere në klubet sportive. Duke u tërhequr bashkitë nga të qenurit aksionere të sporteve, ky boshllëk do të plotësohet nga vetë zotëruesit e klubeve dhe nga sponsorizimet.

Pika tjetër lidhet me disa kërkesa për të falur gjoba dhe kamatvonesa,jo detyrime, që disa klube kanë prej vitesh. Janë gjoba shumë të vjetra, të trashëguara nga vite më përpara.

Pra, kërkojmë që detyrimet e prapambetura të shlyhen në buxhetin e shtetit dhe gjobat e kamatvonesave të falen, sic ka ndodhur me energjinë elektrike.

Pyetje: Në  qoftë se nuk do të ketë miratim të kërkesave tuaja a mund të kemi një bojkot të gjithë kampionatit të futbollit shqiptar apo një ditë do të fillojë?

Edvin Libohova: Nuk mund ta them unë këtë pasi unë jam përfaqësues i tyre dhe nuk marr vendime. Janë 10 presidentë të klubeve të superiores që kanë marrë këtë vendim të cilët po ndjekin me dinamikë ecurinë e këtij procesi për të vendosur hap pas hapi . Nëse ne gjejmë një zgjidhje së bashku me qeverinë kampinati fillon.

Klodian Muço: Plotësimi kërkesave mund të mbyllet dhe brenda jave

Pyetje: Pse është kaq e vështirë të ndryshojë ligji i sponsorizimit?

Klodian Muço: Në Shqipëri sporti konsiderohet e mirë publike edhe pse po tentohet të krijohet një treg i ri ku çdo skuadër të privatizohet, në të vërtetë është një treg aq i vogël sa asnjë pronar i klubit të futbollit nuk është se gjeneron fitime nga pas .

Përsa i përket ligjit të sponsorizimit bizneset shqiptare janë biznese relativisht të vogla dhe nuk  kanë interes të sposorizojnë sportin.Përveç pjesës së sponsorizimit komplet tregu shqiptar është  shumë i vogël saqë është e pambundur që një biznes të sposorizojë sportin.

Presidentët kerkojnë që në një farë mënyre ato benefite që biznesi në mënyrë indirekte nuk i deklaron , duan që ato fitime në mënyrë direkte ti pëfitojnë vetë presidentët e klubeve të futbollit me qëllim që të shkojnë për aktivitetin e tyre.

Pyetje: Nëse do të ketë vullnet pozitiv për  sa mund të mbyllet plotësimi i kërkesave?

Klodian Muço: Plotësimi kërkesave mund të mbyllet dhe brenda jave. Mesa pashë zoti Libohova përsa i përket heqjes së taksave për futbollistët ishte paksa i luhatshëm, i ngegociueshëm.

Aspekti I dytë I flajes se gjobave mund te shikohet, të riklasifikohen gjobat dhe kamatvonesat që të falen pjesërisht siç janë bërë amnisti të ndryshme ndër vite. Kam përshtypjen që nuk është aspak e  komplikuar për  shtetin  përsa i përket 1 milion eurove. Ndërsa për pjesën tjetër të gjitha klubet janë të dakort që pjesën tjetër, 3 milionë euro, t’i derdhin në bankën e shtetit.

Rudi Vata: Qeveria nuk e ka mbështetur aspak futbollin

Pyetje: Pse duket kaq i vështirë plotësimi i kërkesave dhe a iu duket normale që më në fund të kemi kërkesa nga futbolli shqiptar drejtuar qeverisë?

Rudi Vata: Kërkesat janë të sakta dhe klubet kanë shumë të drejtë që i kërkojnë sepse këto klube kanë probleme shumë të mëdha finaciare. Dihet që futbolli shqiptar nuk është një makineri parash, por një futboll i varfër që mund të themi mirë që ka mbijetuar me ato kushte, të ardhura, marketing dhe rezultate që kanë pasur ekipet shqiptare në përgjithësi.

Di që çdo klub është pjesë e fedratës. FSHF është shteti për klubet në Shqipëri. FSHF ka një komitet që votohen nga klubet, ka një president që të merret me problemet e futbollit shqiptar. Në këtë moment besoj së kërkesat e tyre janë te gabuara sepse klubet nuk duhet t’i drejtohen shtetit me i sjell problemet e tyre. Klubet duhet t’i kërkojnë FSHF-së që kërkesat e tyre t’ia parashtojnë shtetit dhe luftën me shtetin duhet t’a bëje FSHF.

Pyetje: Pse qeveria nuk e mbështet aq sa duhet FSHF dhe sportin shqiptar?

Rudi Vata:  Unë mendoj se qeveria nuk e ka mbështetur aspak , jo vetëm futbollin i cili është sporti më i privilegjuar në Shqipëri, por qeveria ka bërë një punë skandaloze në të gjitha sportet. Normalisht qeveria ka një buxhet të caktuar për sportin. Unë nuk jam ekspert i ekonomisë, por për një gjë jam i bindur që qeveria nuk e ka mbështetur sportin  madje ajo ka bërë shumë pak për të eleminuar elementë negativë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 1 ore

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.