Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 11:07 TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat Një raport i ri akuzon platformën TikTok se po ndihmon në promovimin dhe normalizimin e industrisë së seksit, duke lejuar “influencueset e seksit” të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braktisën fushën për disa minuta në finale, Senegali rrezikon një dënim të rëndë

Sporti E martë, 20 Janar 2026 13:47
Braktisën fushën për disa minuta në finale, Senegali rrezikon një dënim të rëndë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një finale e tillë nuk ishte parë kurrë më parë në futboll. Përballja Senegal–Marok në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës është cilësuar gjerësisht si “ndeshja e turpit”, duke hedhur hije të rënda mbi një turne që deri në atë moment ishte vlerësuar për organizim dhe nivel të lartë sportiv.

Gjithçka degradoi në minutat e fundit të finales së zhvilluar në Rabat, ku vendime të diskutueshme dhe reagime ekstreme çuan në skena surreale. Një gol i Senegalit u anulua në minutën e 92-të, ndërsa në minutën e 98-të arbitri akordoi një penallti për Marokun vendas, vendim që ndezi protestat e forta të kampionëve në fuqi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Trajneri i Senegalit, Pape Thiaë, në shenjë proteste, urdhëroi lojtarët të largoheshin nga fusha. Pasuan minuta kaosi, me tifozë nga Dakar që kërcënuan me pushtim të fushës, të ndalur vetëm nga ndërhyrja e forcave të shumta të policisë, ndërsa stadiumi u mbush me fishkëllima dhe tension.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Situata u qetësua pjesërisht vetëm pasi Sadio Mané ndërhyri personalisht duke i bindur shokët e skuadrës të riktheheshin në fushë. Penalltia u ekzekutua në minutën e 114-të, ku Brahim Diaz tentoi një goditje të papërshtatshme me “lugë”, e cila u prit lehtësisht nga portieri senegalez.

Mund t'ju interesojë

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

Para 2 orësh
Felipe Massa: “Kimi Antonelli do të jetë pilot i Ferrarit, Hamilton e Leclerc nuk ndalen”

Felipe Massa: “Kimi Antonelli do të jetë pilot i Ferrarit, Hamilton e Leclerc nuk ndalen”

Para 2 orësh
Mancini drejton ringjalljen e Kombëtares: fokusohet te të rinjtë pa gjysmëmasa

Mancini drejton ringjalljen e Kombëtares: fokusohet te të rinjtë pa gjysmëmasa

Para 2 orësh

Në kohën shtesë, Senegali arriti të shënojë golin e fitores, duke triumfuar 1-0 dhe duke fituar trofeun. Por skandalet nuk përfunduan aty. Në sallën e konferencave për shtyp shpërthyen tensione mes gazetarëve marokenë dhe senegalezë, me përplasje verbale, britma dhe kërcënime, aq sa trajneri Thiaë nuk arriti të mbyllte konferencën e tij.

Më vonë, në një intervistë për BeIN Sports, tekniku i Senegalit kërkoi ndjesë publike për veprimin e tij: “Me gjakftohtësi e kuptoj që nuk ishte veprimi i duhur t’i tërhiqja lojtarët nga fusha. I kërkoj ndjesë futbollit. Reaguam në vapë e sipër, duke vënë në dyshim penalltinë dhe golin tonë të anuluar. Gabimet e arbitrit ndodhin dhe duhen pranuar. Nuk duhej të vepronim ashtu, ndaj kërkoj sërish falje.”

Ndërkohë, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka njoftuar hapjen e një hetimi zyrtar pas shqyrtimit të pamjeve filmike. Burime pranë institucionit flasin për ndëshkime të rënda të mundshme, që mund të kenë pasoja serioze për përfaqësuesen e Senegalit në prag të Botërorit 2026.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat
Para 24 minutash

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund të fitojë ende.
Para 25 minutash

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund t...

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.
Para 27 minutash

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”
Para 43 minutash

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 14 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 13 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

3 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 16 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

4 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 13 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.