Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Charles Leclerc triumfon në Britani, Ferrari arrin fitoren historike të 250-të

Aktualitet E diel, 5 Korrik 2026 21:55
Charles Leclerc triumfon në Britani, Ferrari arrin fitoren historike të 250-të
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Charles Leclerc është rikthyer te fitorja në Formula 1, pasi triumfoi në një Çmim të Madh dramatik të Britanisë në Silverstone, duke i dhuruar Ferrarit suksesin e parë pas gati dy vitesh në këtë pistë.

Piloti i Ferrarit përfitoi nga kaosi në xhirot e fundit të garës, e cila përfundoi pas veturës së sigurisë, ndërsa Max Verstappen u tërhoq pas një aksidenti katër xhiro para fundit.

Gara dukej se po shkonte në favor të liderit të kampionatit, Kimi Antonelli, i cili mbante vendin e dytë, por gjithçka ndryshoi kur italiani u detyrua të hynte në bokse për shkak të një problemi me mbrojtësen e gomës së përparme të majtë.

Antonelli u rikthye në pistë dhe arriti ta përfundonte garën në vendin e nëntë, por një penalizim prej pesë sekondash për tejkalim të kufijve të pistës e zbriti në pozitën e 16-të.

Në fund, George Russell përfitoi nga zhvillimet për ta mbyllur garën në vendin e dytë me Mercedesin, duke ngushtuar diferencën në garën për titull ndaj Antonellit në vetëm 25 pikë.

Lewis Hamilton kompletoi podiumin për Ferrarin, pavarësisht një penalizimi prej pesë sekondash për nisje të parakohshme.

Në fund të garës pati konfuzion edhe me veturën e sigurisë. Fillimisht u krijua përshtypja se ajo do të largohej për t’i lënë pilotët të zhvillonin edhe një xhiro me ritëm gare, por mbeti në pistë deri pranë vijës së finishit, duke ua mohuar tifozëve një fund spektakolar.

Pas triumfit, Leclerc nuk e fshehu emocionin.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Fatkeqësisht fundi nuk ishte ai që do ta kisha ëndërruar, por të fitosh pas javëve të fundit që kanë qenë shumë të vështira është diçka e veçantë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“E gjithë puna që kemi bërë për ta rikthyer ndjesinë e duhur me veturën dha rezultat. Mendoj se gjeta diçka mes garës sprint dhe kualifikimeve, ndërsa sot e konfirmova. Jam jashtëzakonisht i lumtur”, deklaroi piloti i Ferrarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe George Russell pranoi se pati fat në përfundimin e garës.

“Së pari, urime Charlesit, zhvilloi një garë shumë të mirë. Jam shumë i lumtur për podiumin tim të parë në Silverstone”.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 4 orësh
Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 4 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 5 orësh

“Ishte një garë me fat për mua. Pata shpimin e gomës, por vetura e sigurisë më ndihmoi në fund. Do të kishte qenë fantastike për tifozët nëse gara do të rifillonte, por gomat e mia ishin ftohur plotësisht dhe isha i lumtur që e ruajta vendin e dytë”, u shpreh britaniku.

Lewis Hamilton përgëzoi bashkëlojtarin e tij për triumfin.

“Urime të mëdha për Charlesin. Të fitosh në këtë pistë është diçka shumë e veçantë dhe ky është një rezultat fantastik për Ferrarin”.

“Unë nuk e pata ritmin sot. Bëra një nisje të parakohshme dhe mora penalizim prej pesë sekondash, ndërsa Charles ishte më i shpejtë se unë. Luftova me ekuilibrin e veturës, por dhashë gjithçka dhe jam i lumtur që përfundova në podium”, tha Hamilton.

Fundjava në Silverstone hyri gjithashtu në histori edhe për numrin rekord të tifozëve.

Gjatë katër ditëve të aktivitetit, 564 mijë spektatorë ishin të pranishëm në pistën britanike, duke vendosur rekordin e ri të Formula 1 dhe duke kaluar shifrën prej 520 mijë tifozësh të regjistruar në Çmimin e Madh të Australisë në Adelaide në vitin 1995./Telegrafi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 4 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 4 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 6 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 14 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.