
Chelsea dhe RB Leipzig janë në fazë të avancuar të bisedimeve për një shkëmbim përfshin dy nga talentët më premtues të futbollit evropian: Xavi Simons dhe Carney Chukwuemeka.
Sipas burimeve pranë klubeve, Chelsea është shumë i interesuar për të transferuar Xavi Simons, i cili aktualisht është pjesë e Leipzig, por në pronësi të PSG-së. Futbollisti holandez e mirëpret idenë e një kalimi në Premier League, veçanërisht te një klub si Chelsea që po ndërton një projekt të ri ambicioz.
Nga ana tjetër, RB Leipzig ka shfaqur interes për mesfushorin 21-vjeçar Carney Chukëuemeka, i cili luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Borussia Dortmund, ku shënoi edhe një gol në Bundesliga. Profili i tij i ri dhe njohja me futbollin gjerman e bëjnë një përforcim të përshtatshëm për ekipin e trajnerit Marco Rose.
Ky operacion pritet të mos jetë një shkëmbim i drejtpërdrejtë, pasi Chelsea do të paguajë edhe një shumë shtesë për të barazuar vlerën e kartonëve të dy lojtarëve. Për klubin londinez, kjo nuk paraqet asnjë pengesë financiare.
Në këtë fazë, Xavi Simons shihet si zgjidhja ideale për të përforcuar repartin ofensiv të Chelsea-t, veçanërisht në krahët, ku priten largime të rëndësishme si Joao Felix, Christopher Nkunku dhe Raheem Sterling.
