
Me Olivier Giroud në dalje dhe Michy Batshuayi që pritet të largohen, Chelsea kërkon një sulmues për të kompletuar sulmin së bashku me Tammy Abraham.
Sipas ESPN, Blutë e Londrës kanë trokitur në dyert e Napolit për Dries Mertens, i preferuar i vjetër i teknikut Frank Lampard. Për belgun, në skadencë kontrate në qershorin e ardhshëm, të kaltrit kanë kërkuar 47 milionë euro, një shifër që frenon tratativën.
Mertens mund të ndryshojë fanellë përpara verës, kur kontrata e tij të skadojë, duke i dhënë lamtumirën Napolit pas 7 sezonesh plot gola e suksese. Belgu pëlqehet nga Chelsea, por shifrën që ka kërkuar De Laurentiis, londinezët nuk kanë dëshirë që ta paguajnë.
