Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cikalleshi: Pika më e fortë e Kombëtares harmonia, do i bëjmë tifozët tanë krenarë

Sporti E hënë, 30 Maj 2022 14:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe përgatitjet për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë. Futbollistët po stërviten intensivisht nën drejtimin e trajnerit Reja dhe stafit kuqezi, teksa ditën e sotme, Sokol Cikalleshi doli në një konferencë për mediat.

Bomberi i Kombëtares shqiptare i cili ka shpërthyer këtë sezon në Turqi me Koniaspor, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve u shpreh se objektivi i skuadrës është sigurisht vendi i parë, ndërsa analizoi edhe dy rivalët e grupit, Islandën dhe Izraelin. Cikalleshi theksoi se pika më e fortë e skuadrës shqiptare është grupi dhe harmonia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përgatitjet për sfidat – Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe të përqëndruar në stërvitje. Çdo gjë po shkon sipas planit, shumë mirë. Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë kur kemi ndeshjen e parë, uroj që deri në fund mos të kemi dëmtime dhe mugesa dhe deri në fund të kemi grupin e plotë që të bëjmë ndeshjen që duam të gjithë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pretendentë për vendin e parë? – Është një grup ku ne do të tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që kemi dy ekipe, që nuk janë me shumë diferencë nga ne. Kemi një fat të vogël që Rusia nuk do të jetë pjesë e grupit dhe do të doja që të përqendrohemi te ndeshja e parë sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda ka një grup fizikisht shumë të fortë dhe do jetë një duel fizik në Islandë, ku nëse do tentojmë vendin e parë, duhet të dalim me rezultat pozitiv. Por, besoj se jemi gati. Pothuajse edhe në ndeshjet e fundit miqësore treguam që kemi ecur përpara, por na mungon edhe pak. Ajo pak çka mund të jetë ndonjë gabim apo përqendrim në ndonjë moment të caktuar. Duke i korrigjuar këto, besoj se do kemi mundësi t’i bëjmë tifozët tanë krenarë.

Mund t'ju interesojë

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 3 orësh
Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Para 3 orësh
Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Para 3 orësh

Sulmi, pika jonë e fortë? – Për sulmuesit është shumë e rëndësishme që të shënojnë me ekipet e tyre, pasi në momentin që vijnë në Kombëtare, edhe morali edhe motivimi është më i lartë. Por, jam i sigurt që për të arritur rezultate pozitive, ne duhet të funksionojmë si grup. Duhet të bëjmë më të mirën si grup i tërë, pasi nëse kthehemi edhe në histori, vetëm kështu kemi mundur të bëjmë diferencen. Kemi një mbrojtje të mirë, po ashtu edhe mesfushorët kanë minuta në këmbë dhe kanë luajtur. Siç e thatë edhe ju, sulmuesit, edhe unë, kemi arritur të shënojmë. Por, grupi na bën më të fortë dhe nëse sulmuesit arrijnë të shënojnë do të ishte më e mira, por që nga ndeshja e parë, do të doja që të mbizotëronte grupi dhe harmonia në grup. Kjo do na çojë përpara.

Islanda apo Izraeli, kush është ekip më i fortë? – Janë dy kundërshtarë ndryshe. Islanda është më fizike, kemi pasur ndeshje me ta kohët e fundit. E kemi humbur një dhe kemi fituar këtu. Është një ekip që të vë përpara fizikisht. Do jetë një duel fizik. Izraeli është më teknik si ekip, përqëndrohet te loja dhe mbajtja e topit. Janë kundërshtarë të ndryshëm, por ne kemi treguar që i kemi mundësitë. Kanë disa mungesa, por kjo nuk duhet të na bëjë më pak të përqëndruar, sepse janë ekip i mirë. Por, ndeshja e parë është më e rëndësishme dhe nëse arrijmë të marrim një rezultat pozitiv, do të tentojmë edhe vendin e parë. besoj se Islanda është kundërshtar direkt për ne, pa nënvlerësuar edhe Izraelin. Ndeshja e parë thelbësore për ne.

Etiketat e lidhura

Sokol Cikalleshisulmuesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.