Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deschamps i jep lamtumirën Francës: Kam dhënë gjithçka, tani do të jem një tifoz i heshtur!

Botërori 2026 E diel, 19 Korrik 2026 16:20
Deschamps i jep lamtumirën Francës: Kam dhënë gjithçka, tani do të jem një tifoz i heshtur!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Didier Deschamps i ka dhënë fund aventurës së tij shumëvjeçare në krye të kombëtares së Francës me një mesazh plot emocione, pas humbjes 6-4 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026. Trajneri francez mori përgjegjësinë për disfatën, vlerësoi reagimin e skuadrës dhe i uroi sukses pasardhësit të tij.

“Do të kishte qenë më mirë ta mbyllnim në vendin e tretë, por pas një pjese të parë katastrofike nuk ishte e mundur. U zemërova me atë që pashë, megjithatë në pjesën e dytë treguam fytyrën e vërtetë të Francës, me krenari, karakter dhe futbollin që na ka shoqëruar gjatë gjithë Botërorit. Përballë kishim një skuadër më të fortë”, deklaroi Deschamps.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tekniku 57-vjeçar pranoi se ndjeu peshën e lamtumirës për herë të parë gjatë këtij turneu. Ai zbuloi se mesazhet e marra nga bashkëpunëtorët dhe njerëzit e afërt e emocionuan deri në lot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“E kuptova se ishte hera e fundit që po përjetoja një moment të tillë. Kam nisur këtë rrugëtim në vitin 2012 duke vendosur gjithmonë kombëtaren franceze mbi gjithçka dhe po e mbyll me të njëjtin përkushtim. Jam krenar që e lë këtë skuadër mes më të mirave në botë”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Para 2 orësh
Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Para 3 orësh
Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Para 3 orësh

Deschamps mori përgjegjësinë edhe për zgjedhjet taktike, duke pranuar se rotacioni i madh në formacion nuk dha rezultatet e pritura.

“Gabimi ishte i imi. Duhej të kisha bërë zgjedhje të tjera që në fillim. Mendova se ishte momenti për t’u dhënë mundësi lojtarëve që kishin luajtur më pak, por nuk prisja që të hasnin kaq shumë vështirësi.

Nuk kam asnjë peng. Dua që Franca të vazhdojë të fitojë. Kjo skuadër ka potencial të jashtëzakonshëm dhe nga sot unë do ta mbështes vetëm si një tifoz i heshtur”, përfundoi Deschamps.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.