Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enis Çokaj, një garanci për të ardhmen e mesfushës kuqezi

Intervista E hënë, 7 Dhjetor 2020 12:24
Enis Çokaj, një garanci për të ardhmen e mesfushës kuqezi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Enis Çokaj duket se e kishte ndarë mendjen që i vogël se futbolli do të ishte e ardhmja e tij. Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare talenti shqiptar vazhdoi studimet në Shkollën e Mjeshtërisë së Futbollit “Loro Boriçi” duke u larguar nga familja për të ndjekur ëndrrën e tij.

Kur e kthen kokën pas Çokaj e kupton se të gjitha sakrificat që ka bërë për futbollin ia kanë vlejtur dhe se ai i ka ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës. Mesfushori aktivizohet në kampionatin kroat me kubin e NK Lokomotivës së Zagrebit, ka qenë lojtar i rregullt i ekipit Kombëtar U-21 dhe në edicionin e fundit të Nations League ka qenë pjesë e Kombëtares A.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në moshën 21-vjeçare Çokaj ka përmbushur një pjesë të mirë të ëndrrave të tij, por futbollisti shqiptar nuk kërkon të kënaqet me kaq. Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në FSHF.org, Çokaj flet për karrierën e tij dhe synimet që ka për të ardhmen. Modeli i tij në Kombëtare është pikërisht Amir Abrashi, lojtari me të cilin ai ngjan më shumë për nga karakteristikat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Pasioni për futbollin ka lindur bashkë me mua, dhe sigurisht është zhvilluar me kalimin e kohës derisa vendosa t’i përkushtohem totalisht këtij sporti. Në fakt, vëllai im ishte ai i cili e kuptoi i pari dashurinë që kisha për topin dhe evidentoi aftësitë e mia. Ai ka qenë përkrahja më e madhe që në fillimet e mia në botën e bukur të futbollit.

Mund t'ju interesojë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 8 orësh
Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Para 9 orësh
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Para 11 orësh

Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po te klubi si ndihesh? Na thuaj diçka për ecurinë me klubin.

Në Kombëtare ka një atmosferë shumë miqësore, jemi një grup i mirë, që na bashkon qëllimi i përbashkët për të dhënë gjithçka për fanellën kuqezi dhe për të ndihmuar Kombëtaren. Me trajnerin kam marrëdhënie të mira, korrekte, dhe përpiqem shumë t’i ndjek udhëzimet që ai më jep. Edhe te klubi im ndihem shumë mirë, jam përshtatur krejtësisht. Këtë sezon nuk e kemi filluar shumë mirë, por mendoj që kanë ndikuar edhe largimet nga klubi gjatë merkatos së fundit verore. Gjithsesi, ne po punojmë fort dhe kam besim që shumë shpejt do të fillojmë të marrim rezultate pozitive.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? Pra, debutimi me ekipi U-21 e më pas në Kombëtaren A.

Përfaqësimi i ngjyrave kuqezi ishte një ëndërr për mua dhe me ftesën e parë nga Kombëtarja U-21 u ndjeva sigurisht shumë i lumtur dhe një hap më pranë realizimit të ëndrrës. Debutimi ishte ndjenjë e veçantë, pasi fanella e Kombëtares ka një peshë të madhe dhe të mbush me emocione, që s’mund t’i provosh kur luan për një klub. Ftesa nga Kombëtarja A ishte surprizuese dhe më ka lumturuar tej mase, më ka mbushur me përgjegjësi për të punuar akoma më shumë për të qenë gati të ndihmoj Kombëtaren tonë.

 I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

Po, zakonisht i shikoj ndeshjet e mia dhe përpiqem nxjerr sa më shumë mësime e të përmirësoj veten në vazhdimësi, duke studiuar gabimet e mia që të mos i përsëris në të ardhmen.

Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

Momenti më i lumtur me klubin e NK Lokomotivës së Zagrebit është kualifikimi për në finalen e Kupës së Kroacisë sezonin e kaluar. Ndërsa me fanellën kuqezi, përveç momenti të ftesës nga Kombëtarja A, momenti më i bukur ka qenë realizimi i golit të pare me ekipin kombëtar U-21 ndaj Kosovës pak javë më parë. Ishte një emocion i madh!

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Sakrifica më e madhe për futbollin është fakti që kam jetuar larg familjes që në moshën 15-vjecare. Duke vazhduar gjimnazin te Shkolla e Mjeshtërisë së Futbollit “Loro Boriçi” mora drejtimin tim përfundimtar në futboll, duke hequr dorë kështu edhe nga mundësia për të vazhduar më vonë studimet e larta për një tjetër drejtim, pasi edhe si nxënës kam pasur rezultate shumë të mira.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Sigurisht, synimet për të ardhmen janë që të arrij të luaj në nivele të larta të futbollit europian. Po punoj shumë që të rritem teknikisht e të jap maksimumin tim në çdo ndeshje.

Sa ka ndikuar tek ju transferimi në një klub të huaj? Sa ju ka ndihmuar ky hap për t’u përmirësuar si futbollist?

Transferimi në kampionatin kroat më ka ndihmuar shumë të rritem si futbollist. Kampionati kroat shquhet për zbulimin e talenteve dhe është një mundësi shumë e mirë për mua për t’u rritur e për të shkuar më lart.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

Idhulli te kombëtarja kuqezi ka qenë gjithmonë Lorik Cana, më pëlqente fakti se si ai jepte zemrën gjithmonë në çdo ndeshje dhe aftësitë e tij e çonin lojën në një tjetër nivel. Ndërsa nga grupi aktual vlerësoj veçanërisht Amir Abrashin, do doja të ndiqja hapat e tij te Kombëtarja.

Etiketat e lidhura

Enis Çokaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 55 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 56 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 56 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.