
Etrit Berisha vendosi të qëndronte te SPAL në verë, edhe pse në Serie B, por që në janar mund të ndryshojë kategori, pa pritur ngjitjen e skuadrës që është një prej favoriteve për t’u kthyer mes më të mirëve.
Berisha ka treguar me pritjet e tij se është në formë të shkëlqyer. Ndaj për të, ka pasur interesim konkret nga skuadra të Serie A. Më e interesuara për momentin duket se është Bologna e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic.
Kjo e fundit ka në radhët e saj polakun Skorupski, por nuk është edhe aq e bindur nga paraqitjet e ti, ndaj kërkon kapitenin e përfaqësueses shqiptare. Palët janë në negociata prej disa ditësh, ndërsa mbetet të shihet si do të evoluojë tratativa, pasi Bologna e kërkon fillimisht huazim deri në fund të sezonit, ndërsa SPAL do ta lërë të largohet vetëm nëse do të arrijë të shesë kartonin e tij.
