
Flamurtari po punon për merkaton e verës. Vlonjatët kanë njoftuar pak më parë se kanë arritur akord për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar, Todor Todoroski. Mbrojtësi i djathtë është aktivizuar së fundmi në Rumani te Poli lasi, ndërsa ka kontribuar në Hungari te Zalaegerszegi dhe te Sumqayit në Azerbajxhan.