Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gerard Mirashi, shqiptari 17-vjeçar që nënshkruan me Beneventon

Sporti E shtunë, 17 Gusht 2024 17:37
Gerard Mirashi, shqiptari 17-vjeçar që nënshkruan me Beneventon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Gerardin, e kam takuar në Shkodër, dy muaj më parë, ditën e inaugurimit të skulpturës konceptuale “Çelësi shqiptar”, vepër e të atit, Alfred Mirashi – Milot. I ati mburrej me të, me paraqitjen dhe rezultatet e arritura. Fliste me pasion sikur ëndrra e të birit ishte më shumë e tija, edhe pse ai vetë e kishte arritur tashmë famën, si piktor dhe skulptor, me vepra e tij në ekspozita prestigjoze e sheshe legjendare, të Italisë dhe jo vetëm.

“Hë mo, do të bëhesh futbollist i madh?” e pyeta Gerardin. “Edhe pse nuk jam gazetar sportiv, do të doja të isha i privilegjuar të shkruaja për arritjet tuaja.” E zura si në befasi. Më vështroi ashtu hutueshëm dhe më tha modestisht: Po përpiqem të bëj më të mirën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për ironi të fatit e kishin vrarë atletet e reja, dhe unë për ta familjarizuar situatën dhe pwr t’i treguar se jemi në Shkodër ku lejohet të bëhet edhe ndonjë shaka, i thash: Pse more edhe ju futbollistëve u vrasin këpucët? Qeshi dhe ashtu këmbëzbathur me atletet në dorë, u ngjit në hotelin ku akomodohej me familjan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, po shkruaj për Gerard, i cili ka hedhur një hap të vogël për të përmbushur ëndrrën e tij të madhe të bëhet një emër që gjëmon në stadiumet italiane, por mbi të gjitha të luaj me kombëtaren e Shqipërisë.

Ai sot nënshkroi me Benevento, një klub futbolli italian, në rajonin e Campanias, i themeluar në vitin 1929.

17-vjeçari, Gerard Mirashi, duke veshur fanelën verdhekuq të Beneventos, shënon në listën e talenteve ambicien e një tjetër shqipeje që ngulmon të ngre folenë e ëndrrave në majat e futbollit italian.

Pas nje aktivizimi prej tete vitesh tek ekipi San Michele, Cattolica Virtus te Firenzes, Mirashi ka zgjedhur skuadren e re të Beneventos ku do të vazhdojë të realizojë ëndrrën e tij, për t’u afirmuar si futbollist, për të treguar se me punë dhe me përkushtim është e mundur gjithçka. Tjetër portë guxon të hapë, tjetër ambicie të besojë ai.

Mund t'ju interesojë

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet ...

Para 15 minutash
Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Para 34 minutash
Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Para 41 minutash

Mbrojtësi i qendrës së skuadres së Toskanës, disa herë protogonist i fitoreve të “Cattolica Virtus”, ku kanë dalë futbollistë me emer në Itali, si Paulo Rossi, Barzagli etj., Mirashi me përfomancën e tij në fushë ka qenë shpesh në interesin dhe trajtimin e gazetës sportive të Toskanes, Di Piu, madje edhe si i përzgjedhur në 11-shen më të mirë të javës.

Ka qenë shumë emocionuese ndarja e Gerardit me stafin e Cattolica Virtus, ku vetë Presidenti i këtij klubi, Paolo Bosi, zv.President i FIGC, ish-tranieri, Diago Murras, tani ne rolin e trajnerit të skuadrës së të rinjve në Pissa, si dhe me shoket e tij të skuadrës.

Ishte një rekomandim krejt befasues për Gerardin, që bëri z.Francesko Bianco, të cilit i kishte lënë shumë mbresa loja e shtatlartit Mirashi, 1.90 i gjatë në mbrotje. Ndaj rekomandimi i tij u mireprit nga presidenti i Klubit të Beneventos, z.Oreste Vigorito. Gerardi u ftua nga stafi i skuadrës të të rinjve të këtij klubi në një stervitje 10-ditore, ku ka arritur të bind drejtorin sportiv, Simone Puleo, trajnerin Gennaro Lezzo dhe menaxherin e klubit, Benevento, Daniele de Nigris.

Gjithçka u përmbyll në këtë hap drejt ngjitjes, sot, 17 gusht 2024, në prezencën e tyre, Gerard Mirashi nënshkroi kontratën me Benveneton, Primavera 2, me objektivin për të qenë në të ardhmen e afërt pjestar b, i skuadres së parë që luan në kategorinë C, në kampionatin italian. Kujtojmë se se Benevento ka qenë edhe debutuese në Seria A (2017) dhe në kategorinë B.

“Është një provë jo aq e lehtë, rreshtimi im në këtë klub me tradita futbolli, ç’ka me frymzon dhe më motivon për t’u stërvitur, për të bërë maksimumin, për të dhënë më të mirën, e për të justifikuar besimin e stafit drejtues të Beneventos”- shprehet Gerardi, dhe në të njëjten kohë për të realizuar një ditë edhe deshirën për të luajtur me ekipet përfaqësuesen e Shqiperisë.

Suksese Gerard Mirashi! Nami u bëftë, po filloj me ty ti futem gazetarisë sportive, për të qenë një ogur i mirë për ambiciet tuaja si futbollist, dhe për të treguar se do të mund ta shndris edhe këtu, si në shkrimet për artin, të paktën kështu mendon dhe thotë, yt at, Fredi.

Etiketat e lidhura

albert vatajGerard Mirashi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 15 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 18 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 26 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 31 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.