
Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë nga agjenda e tij e ngjeshur për të luajtur pak me Ali Turganbekov, një djalosh i lindur pa këmbë. Tifozët në rrjetet sociale kanë lavdëruar sulmuesin e Juventusit që bëri disa xhonglime topi me të dhe më pas edhe foto.
Kujtojmë që Ali ishte i pranishëm edhe në finalen e Superkupës së Europës mes Liverpool-t dhe Chelsea-t, ku morën pjesë në ceremoninë e prezantimit.