
Erdernis Gurishta ka folur në prag të ndeshjes së radhës ndaj Bylisit. Ai vlerësoi ballshiotët si një skuadër të rrezikshme pavarësisht nga nisja e këtij sezoni.
“E kam lënë pezullimin pas dhe jam i lumtur që rikthehem, siç isha i lumtur për ndeshjen që zhvilluam ndaj Kukësit. Kruja e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit të djathtë. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës.
Bylis? Nuk duhet parë klasifikimi. Nuk është skuadra e sezonit të kaluar, por Bylis është shumë agresiv në fushën e vet. Do të jetë e vështirë, ballshiotët kanë në favor fushën, e cila nuk ka nivel si e jona apo e Elbasanit. Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për tri pikë.
Goli i parë këtë sezon? Shpresoj që të vijë edhe goli im i parë. Pak rëndësi ka kush shënon te Vllaznia, rëndësi ka të fitojë ekipi”.
