Thomas Strakosha edhe pse po zhvillon një sezon pozitiv në përgjithësi, është përfshirë nga një “valë gafash” në këto javë.
Gardiani shqiptar ka treguar se di ta mbajë mirë vendin e titullarit me paraqitje të mira në përgjithësi. Por, nga ana tjetër, nuk po bën hapin cilësor në karrierën e tij, të paktën kështu shkruan “Tuttomercato.web” në një artikull dedikuar portierit shqiptar. Portieri nuk ka bërë gabime fatale me Lacion, por ka bërë një të vetëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Turqisë, që shuajti shpresat e kuqezinjve për kualifikim në Europian.
Media italiane shkruan se Strakosha duhet të heqë “maskën”, për të treguar nëse është një portier vendimtar që i jep pikë skuadrës, apo një portier që mund të bëjë më mirë. Pyetje kjo që do t’i jepet përgjigja vetëm në fushë dhe në asnjë vend tjetër.
