
Elseid Hysaj ka vendosur që të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, por nuk është kjo arsyeja që ka tërhequr vëmendjen në orët e fundit. Mbrojtësi shkodran ka mbërritur në stërvitje me një makinë super luksoze e tipit “Lamborghini”.
Të gjithëve iu tërhoqi vëmendjen makina super luksoze e shqiptarit, e cila dukej një “bishë” e vërtetë. Futbollisti shqiptar njihet për pasionin që ka për makinat e shtrenjta dhe sportive.