
Marash Kumbulla është një nga emrat më të nxehtë të merkatos, teksa shumë klube të mëdha kanë shprehur dëshirën për ta transferuar. “Gazzetta Dello Sport, e përditshmja më e madhe në Itali, raporton se zikaltërit kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara. Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove.
Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon ndërkohë që mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo. Klubi zikaltër ka rivalitet të ashpër edhe nga Anglia ku janë interesuar Manchester United, Chelsea dhe Everton me Ancelottin që e kërkonte edhe te Napoli, 19-vjeçarin kuqezi.
