Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

INTERVISTA/ Imami: Me Kukësin fitore speciale, ja ndeshja që na ndryshoi sezonin

Intervista E martë, 21 Shtator 2021 08:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 

Të gjithë e dimë se “bashkimi bën fuqinë”, dhe një gjë të tillë po e demonstron edhe skuadra e Tiranës në ndeshjet e fundit. Bardheblutë vuajtën jo pak të dielën ndaj Kukësit, por në fund arritëm që t’i buzëqeshnin 3 pikëve të radhës në kampionat. Një nga liderët e mbrojtjes së kryeqytetasve është Eni Imami, i cili është përshtatur më së miri në rolin e qendërmbrojtësit.

Mund t'ju interesojë

Ertjan Kofsha kampion Europe, peshëngritësi shqiptar shkëlqen në Durrës

Ertjan Kofsha kampion Europe, peshëngritësi shqiptar shkëlqen në Durrës

Para 13 orësh
Trajneri Pellegrini rrezikon 12 ndeshje pezullim pas kritikave ndaj arbitrit

Trajneri Pellegrini rrezikon 12 ndeshje pezullim pas kritikave ndaj arbitrit

Para 13 orësh
Messi pushton edhe botën bimore, një specie e re në Andet peruane merr emrin e tij

Messi pushton edhe botën bimore, një specie e re në Andet peruane merr emrin e tij

Para 13 orësh

26-vjeçari ka rikthyer qetësinë në prapavijën e ekipit të Memës në ndeshjet e fundit, ku mungon humbja prej 4 ndeshjesh. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Imami pranon se fitorja minimale ndaj Flamurtarit më 21 dhjetor të vitit të kaluar ishte pika e kthesës për Tiranën që ka kaluar një sezon më shumë ulje-ngritje, por që ka si objektiv për të siguruar një vend në zonën europiane.

Ndaj Kukësit ishte një ndeshje speciale për ju pasi keni qenë më parë pjesë e verilindorëve. Si ndiheni pas fitores?

E vërtet. Ishte një ndeshje speciale për mua, pasi atje kam kaluar momente të paharrueshme. Gjithsesi në fushë këto momente lihen mënjanë, pasi jemi profesionist dhe japim gjithçka për fanellën që mbajmë veshur. Fitorja e djeshme ishte e vuajtur ndaj një ekipi shumë të fortë dhe normalisht të shijon kur mund më të mirët.

Fotografia e Eni Imami

Tirana ka 4 ndeshje pa humbje, çfarë ka ndryshuar në ekip në ndeshjet e fundit?

Mendoj se jemi më të bashkuar që pas fitores me Flamurtarin në fund të vitit. Është kthyer harmonia që mungonte prej kohësh dhe uroj që të zgjasë kështu deri në fund të kampionatit.

Keni provuar të luani në mesfushë dhe tani në qendër të mbrojtjes. Cili pozicion ju përshtatet më shumë?

Roli si mbrojtës qendre është një pozicion që më përshtate më mirë, pasi më pëlqen që të kem fushën përpara dhe të luajë një rol njëlloj sikur mbrojtës i majtë që kam luajtur.

Tirana për momentin mban vendin e 7-të, cilat janë objektivat në këtë sezon?

Objektivat janë që të rikuperojmë sa më shumë pikë të lëna gjatë dy fazave të para dhe gjithashtu edhe Kupa e Shqipërisë që të dërgon automatikisht në Europë.

Çdo futbollistë ka një idhull. Ju nga cili futbollist frymëzoheni në karrierën tuaj ose keni dëshirë që t’i ngjani?

Jam rritur duke parë Zidane dhe “galaktikët” e tjetër që mblodhi Real Madrid në ato kohë, por që t’i ngjaj dikujt është e vështirë. Ata janë diçka komplet tjetër, ndaj më mirë është të luaj si Eni dita-ditës dhe të luajë sa më mirë.

Shtrohet shpesh herë si temë diskutimi niveli i kampionatit. Duke qenë se ke luajtur në disa skuadra të ndryshme, mendon se niveli i kampionatit ka rënë apo është përmirësuar?

Kampionati shqiptar është i fortë, pasi për mendimin tim asnjë ekip nuk ka të sigurt asgjë. As kush bie nga kategoria, as Kupat e Europë dhe as kampionatin, ndaj është diçka pozitive që deri në fund do jetë një lufertë e fortë, çka e bën kampionatin më të bukur.

Keni menduar ndonjëherë të nisni një aventurë jashtë Shqipërisë, dhe a keni pasur ndonjë ofertë?

Një aventurë jashtë Shqipërisë do të doja shumë, por gjithsesi nuk është një obsesion, pasi futbolli është edhe fat. Vjen atëherë kur nuk e pet dhe uroj ta kem atë fat. Për momentin në kokë kam vetëm Tiranën dhe objektivat e mia janë si ato të klubit. /Koha Jone/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 4 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 8 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 11 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 22 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 8 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 13 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.