
Juventusit i kanë mjaftuar vetëm 52 sekonda për të zhbllokuar sfidën ndaj Dinamo Kiev në fillimin e pjesës së dytë. Pas një aksioni fantastik të Chiesa-s në krahun e djathtë, krijohet mundësia e artë për Moratën, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar “sferën” në kuadrat.