Juventus ka marrë një tjetër fitore të thjeshtë kundër Lecces. Në “Allianz Stadium” nuk kishte shumë histori, teksa skuadra torineze do të triumfonte 4-0.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por miqtë mbetën me një lojtarë më pak që nga minuta e 32-të, teksa Lucioni u ndëshkua pas një faulli si lojtar i fundit. Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi torinez arriti të zhbllokonte rezultatin me Dybala-n, i cili realizoi një gol fantastik në trekëndësh.
Në minutën e 61-të, Ronaldo fitoi një penallti pas një faulli të Rossetinit. Nga pika e bardhë portugezi nuk fal, duke realizuar golin e 23-të në këtë sezon. Juventus nuk ndalet këtu, teksa do të shënonte dy gola të tjeë.
7 minuta nga fundi, Ronaldo shërben një super asist për Higuain, i cili do të realizonte me të majtën. Dy minuta më pas është De Ligt që përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Lecces.
Me këtë fitore Juventus ruan kryesimin me 69 pikë, tashmë me 7 më shumë se Lazio dhe 11 më shumë se Interi, por me një ndeshje më shumë të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/
