
Skuadrat italiane vijojnë të turpërohen në arenën ndërkombëtare. Pas Milanit, është Juventusi që eliminohet nga një tjerr ekip holandez, si PSV. Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, bardhezinjtë pësuan një humbje 2-1 në kohën e rregullt, dhe 3-1 pas shtesës prej 120 minutave.
Perisic zhbllokoi ndeshjen me një super gol në fillimin e pjesës së dytë, por u barazua nga një gol i bukur nga Weah. Vendasit gjetën forcën për të shënuar një tjetër gol me Saibari, ndërkohë që në kohën shtesë Flamingo shënoi golin që eliminoi bardhezinjtë.