
Laçi vijon të përforcohet në merkato në vigjilie të sezonit të ri të Kategorisë Superiore por edhe në kuadër të sfidës ndaj Hapoel Beer Shevas në turin e dytë të Europa Leagues.
Pas Kyrian Nwabueze që erdhi një vit më parë, një tjetër sulmues që vjen nga IPKO Superliga e Kosovës i është bashkuar Laçit. Bëhet fjalë për Van Dave Harmon, sulmuesin nga Liberia i cili ka firmosur me kurbinasit një kontratë 3-vjeçare.
Dave Harmon i cili është aktivizuar edhe me përfaqësuesen e Liberisë, në Kosovë është aktivizuar fillimisht te Drenica dhe pasi spikati te skuadra nga Drenasi në janar të këtij viti u bë pjesë e Feronikelit. 24-vjeçari shpreson që te Laçi të ndjekë gjurmët e futbollistit tjetër nga kontinenti afrikan Kyrian Nwabueze.
