
Lazio vijon të këmbëngul për Marash Kumbulla. Drejtori sportiv Igli Tare deklaroi se ka patur ofertë për futbollistin dhe do të ketë një tjetër takim mes palëve.
Oferta e klubit është rritur dhe tashmë ka mbërritur në zyrat e klubit të Veronës. Bëhet fjalë për 20 milionë euro “cash” dhe kartonin e një futbollisti.
Verona nga krahu tjetër duket e joshur nga një ofertë e tillë dhe është gati ta pranojë. Ata duan të marrin shifrën dhe të marrin në skuadër dhe Andre Andersonin.
