Marash Kumbulla vijon të mbetet në qendër të merkatos së skuadrave europiane. Pas Interit, Napolitdhe Juventusit, tashmë është Lazio që duket se ka ndërmarrë hapa më konkret.
Në orët e fundit Igli Tare ka shtuar presionin për të siguruar shërbimet e talentit. Bardhekaltrit janë gati të përmirësojnë dhe parakalojnë oferten e Interit (25 milionë euro plus 3 milionë të tjera bonuse).
Tratativa favorizohet nga marrëdhënia shumë e mirë e presidentit të Lazios Lotito dhe homologut të tij veronez Setti pa llogaritur edhe ndërhyrjen e Igli Tares.
Agjenti i njohur Gianluca Di Marzio ka sqaruar situatën: Në orët e ardhshme do të ketë një takim mes dy presidentëve, Lotito dhe Setti për Marash Kumbullën. Interi pr të ka ofruar 25 milionë euro plus bonuese. Nëse Lazio fton drejtuesit e Veronës në Romë, kjo do të thotë se bëhet fjalë për një operacion që mund të finalizohet, madje edhe brenda pak orësh”.
