Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lerda “thyen” heshtjen: Largimi i Mehmetit zgjedhja më e mirë për Partizanin

Sporti E shtunë, 2 Nëntor 2019 22:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partizani luan nesër një duel delikat, ku pret në “Selman Stërmasi” Luftëtarin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjirokastritët nuk janë ekipi i para disa viteve, ku kriza financiare ka ndikuar edhe në formën sportive. Gjithsesi, trajneri, Franko Lerda ka konfirmuar se bluzinjtë janë një kundërshtarë i vështirë.

Mund t'ju interesojë

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Para 9 orësh
Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Para 9 orësh
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Para 9 orësh

Në konferencën për shtyp, italiani foli për shumë tema, ndërsa sqaroi edhe sherrin dhe largimin e Dritan Mehmetit si zëvendës i tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjendja e skuadrës dhe ndryshimet që ndodhën këtë javë?

Lerda: Këtë javë kemi punuar qetësisht. Ndryshimet që ndodhën nga klubi u pritën mirë nga të gjithë dhe puna vazhdon qetësisht.

Puna me Kalarin?

Lerda: Me Kalarin kam një bashkëpunim të mirë, pasi kemi bashkëpunuar edhe me parë, për lojtarët që luajnë në Partizanin B. Kalari është një djalë inteligjent dhe njeh mirë Partizanin, do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Do të jetë bashkëpunëtori im që do të më japë një ndihmë të madhe, pasi njeh skuadrën dhe ambientin. Mendoj që do të shkojmë mjaft mirë bashkë.

Largimi i Mehmetin, versioni juaj?

Lerda: Largimi i Mehmeti siç e thashë më parë, ishte një zgjedhje e drejtuesve të klubit. Ishte zgjedhja më e mirë për Partizanin dhe të mirën e ekipit.

Mediat fajtore për klimën jo të mirë?

Lerda: Nuk mendoj se janë mediat. Unë nuk i ndjek mediat. Informacionet e mia vijnë vetëm nga presidenti, drejtori dhe pjestarë të klubit. Nuk kondicionohemi nga mediat. Jemi të fokusuar brenda skuadrës dhe nuk mendojmë çfarë flitet jashtë familjes.

Ndeshja me Luftëtarin dhe çfarë prisni?

Lerda: Pres një paraqitje të mirë, siç bëmë me Kukësin. Me pak fat më shumë, me më shumë kualitet në disa momente të lojës. Rruga është e duhura, jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Mendoj të vazhdojmë me këtë ecuri. Në ndeshjen e parë me Luftëtarin shënuam vetëm një gol. Kishim raste, por ishim të pasaktë para porte. Po punojmë të përmirësohemi në sulm, pasi na ka penalizuar pak. Krijojmë raste, bëjmë lojë, por gabojmë në finalizim ose në pasimin e fundit. Duhet t’i zgjidhim ndeshjet sa më shpejt.

Ndryshime në formacion?

Lerda: Të gjithë kanë pasur mundësi të luajnë. Kemi pasur probleme me Telushin, Solomon,Koten. Kjo ka bërë që të luajnë lojtarë të tjerë. Solomon dhe Kote nuk do të jenë sërish, është rikthyer Telushi për ndeshjen me Luftëtarin.

Skuadra më e fortë?

Lerda: Unë besoj te skuadra. Ndeshja me Kukësin më shtoj besimin dhe më bëri krenar. Nëse do të vazhdojmë kështu mendoj se mund të bëjmë mirë. Nuk anashkalojmë skuadra si Kukësi dhe Tirana, ashtu si dhe Bylisin. Është një kampionat i vështirë.

Rivali më i fortë?

Lerda: Të gjitha ekipet i vlerësoj maksimalisht, nuk i druhem asnjë kundërshtari. Siç e thashë, tre skuadrat më lart janë të forta. Bylisi është një surprizë, nuk e di nëse do të vazhdojnë kështu deri në fund.

Kalendar i favorshëm?

Lerda: I shohim ndeshjet një e nga një. Çdo gjë hap pas hapi. Kjo është metoda ime e punës. Kalendari nuk të jep pikë, t’i jep fusha, ndeshjet. Të shohim çfarë ndodh nesër, më pas shohim ndeshjen tjetër. Duhet të jemi të përqëndruar maksimalishte edhe nesër ndaj Luftëtarit, pasi kur luhet ndaj Kukësit apo Tiranës, përqëndrimi vjen vetvetiu.

Kampionat me 10 ekipe?

 Lerda: Është skemë e vështirë, pasi kundërshtarët të njohin mirë. Janë katër ndeshje që do të duhet të përballesh me çdo ekip, për mua kjo gjë është diçka e re,” përfundoi Lerda.

Etiketat e lidhura

Franko Lerdatrajneri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.