
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është përfshirë në telashe ditën e sotme.
Anglezi është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mykonos. Shkak për këtë, sipas raportimeve të fundit, është bërë një sherr që mbrojtësi 27-vjeçar kishte pasur me pushues të tjerë britanikë në këtë vend.
Menjëherë pas këtij sherri ka ndërhyrë policia, që ka arrestuar Maguire-n dhe e kanë marrë atë në pyetje.
