
“El Chiringuito de Jugones” ka arritur të fotografojë Messin dhe Luis Suárez në dalje të një restoranti të famshëm luksoz në qytetin e Barcelonës, ku ata kishin darkuar së bashku. Argjentinasi dhe uruguaiani, të cilët dolën me makinat e tyre përkatëse, u takuan si miq për kokë që janë.
Suarez, tashmë e ka marrë lajmin e keq nga Ronald Koeman se nuk është në planet e tij për sezonin e ri. Uruguaiani qe i pari, që u njoftua nga trajneri i ri për procesin e domosdoshëm të rinovimit të Barçës. Pikërisht, ai vendim është një nga arsyet e shumta që Leo të largohet nga skuadra katalanase, ndërsa Manchester City ka marrë epërsinë për të nënshkruar argjentinasin.
Megjithatë, sipas asaj që thonë mediat në Argjentinë, qëllimi i kapitenit është të paraqitet për t’u stërvitur me Barcelonën, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

