Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Milan pëson humbje të thellë në miqësoren ndaj Chelsea-t

Sporti E shtunë, 8 Gusht 2026 16:19
Milan pëson humbje të thellë në miqësoren ndaj Chelsea-t
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas barazimeve ndaj Celtic dhe Interit, Milani i Ruben Amorimit ka pësuar humbjen e parë në fazën përgatitore. Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 nga Chelsea, në një ndeshje ku skuadra angleze goditi edhe tre herë shtyllën.

Protagonisti kryesor i sfidës ishte Joao Pedro, i cili realizoi një dopietë, ndërsa golin tjetër për londinezët e shënoi mesfushori Moisés Caicedo. Chelsea e nisi më mirë takimin dhe krijoi rastin e parë të rrezikshëm pas 12 minutash lojë. Torriani reagoi mirë në dalje, duke ndalur tentativën e João Pedros.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Katër minuta më vonë, londinezët iu afruan sërish golit. Palestra shërbeu Welbeck, i cili goditi shtyllën e jashtme. Milani u përpoq të reagonte me kalimin e minutave, por kuqezinjtë nuk arritën të krijonin rrezik serioz për portën e mbrojtur nga Sanchez.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Goli i parë erdhi në shtesën e pjesës së parë. Caicedo ekzekutoi një goditje nga këndi, mbrojtja e Milanit mbeti pasive dhe në shtyllën e dytë João Pedro fitoi duelin me De Winter, duke mposhtur Torrianin.

Mund t'ju interesojë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Para 1 ore
Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Para 2 orësh
Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Para 2 orësh

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Milanin. Vetëm një minutë pas rifillimit të lojës, Pedro Neto dërgoi një tjetër krosim në zonë, ku João Pedro përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes kuqezi dhe realizoi me një goditje nga afër.

Chelsea nuk u ndal dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi edhe golin e tretë. Një skemë e ekzekutuar nga goditja e këndit nxori në pozicion për gjuajtje Caicedon në hyrje të zonës. Mesfushori ekuadorian u koordinua mjaft mirë në ajër dhe e dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Skuadra e Xabi Alonsos pati mundësi edhe për të shënuar golin e katërt. Në minutën e 75-të, Quenda goditi shtyllën e jashtme, ndërsa pak më vonë të njëjtin fat pati edhe tentativa e Nicolas Jackson.

Në fund, Torriani shpëtoi Milanin nga një tjetër gol, duke bërë një ndërhyrje të shkëlqyer ndaj Estevãos në minutën e 87-të. Chelsea merr kështu një fitore të pastër 3-0, ndërsa Milani i Amorimit regjistron humbjen e parë në këtë fazë përgatitore. Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë më 15 gusht, kur do të përballen me Manchester United.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.