Tirana dhe Kukësi po përballen në “Air Albania” për javën e 13-të në Superligë. Përpara ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për nder të Raphael Dwamenas, ish-kapitenit të Egnatias që u nda nga jeta në fushën e lojës gjatë sfidës mes Egnatias dhe Partizanit në 11 nëntor. Veç qetësisë në stadium, edhe në hapësirën e reklamave rreth stadiumit një dedikim për 28-vjeçarin ganez. “Raphael Dwamena. I paharruar”, shkruhet në ekrane.
