Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndeshja ndaj San Marinos, flet Bushi: Çdo miqësore është si një ndeshje Europiani për ne!

Sporti E shtunë, 4 Tetor 2025 15:23
Ndeshja ndaj San Marinos, flet Bushi: Çdo miqësore është si një ndeshje Europiani për ne!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë një prononcim për fshf.org pas publikimit të listës me 21 lojtarë të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00. Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, duke komentuar edhe mungesat e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.

“Janë lojtarë kryesorë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës bazë. Lojtarë formacioni, shumë të rëndësishëm për ne. Do të ishte mirë që t’i kishim në ekip, sepse ne jemi një ekip që nuk kemi shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe çdo mundësi që na jepet në çdo grumbullim, mundohemi që të forcohemi sa më shumë, si nga ana e lojës, ashtu edhe nga ana e kolektivit dhe atmosferës. Por lojtarët që kanë ardhur, që nuk kanë qenë herën e kaluar, janë të nivelit të mirë, lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë, dhe ndeshja me San Marinon është një sfidë që të jep mundësinë të shprehësh potencialin që ke”, – tha Bushi, i cili u shpreh i kënaqur me grupin aktual të lojtarëve, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe përqendrimit në çdo grumbullim. Ai shtoi se ndeshja ndaj San Marinos është një mundësi për çdo lojtar për të treguar veten.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne, si trajnerë të ekipit kombëtar, e kemi shumë të vështirë sepse pothuajse kemi ndeshje një herë në dy muaj dhe lojtarët janë në aktivitet në klubet e tyre. Sa herë që vijnë, u kërkoj të japin maksimumin, sepse i gjithë stafi i U-21 është dy muaj duke pritur një ndeshje dhe nuk lejoj asnjë tolerim, si nga ana e disiplinës, ashtu edhe nga ana taktike. Por gjithnjë, gabimet në mendim janë shumë problem, ose nënvlerësimi i kundërshtarit. Këto gjëra nuk duhet t’i lejojmë në ekip, sepse ne jemi ekip që jemi kualifikuar në Europian si vend organizator, dhe çdo ndeshje miqësore për ne është Europiani, edhe San Marino është Europiani. Unë do të shikoj në këtë ndeshje se cili lojtar është i denjë për të luajtur në Europian. E dinë shumë mirë që nga kjo ndeshje varet shumë edhe prezenca e tyre në ndeshjet e ardhshme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Trajneri Bushi u ndal edhe te kundërshtari, duke theksuar se çdo miqësore për Shqipërinë U-21 ka peshën e një ndeshjeje Europiani. Ai vlerësoi karakterin e grupit, përkushtimin dhe përmirësimin e lojtarëve në ndeshje të forta si ato ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e tifozëve në përballjen ndaj San Marinos.

Mund t'ju interesojë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 11 orësh
Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Para 12 orësh
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Para 13 orësh

“Me grupin jam shumë i kënaqur. Janë lojtarë të përulur që japin maksimumin, nuk kemi asnjë problem nga kjo anë. Lojtarë me kualitet të mirë, por po përmirësohen dhe po rriten dita-ditës.

Kemi bërë dy ndeshje me Gjermaninë dhe Zvicrën, të mira. Pavarësisht nga humbja, ne kemi qenë në lojë deri në minutën e 90-të. Kjo tregon që ne jemi ekip që jemi aty dhe pretendojmë të ndeshemi me çdo lloj kundërshtari dhe të ballafaqohemi ashtu siç duhet. Jam shumë i kënaqur për këtë. Mendoja se ky grup do ta kishte pak me vonesë ambientimin dhe konkretizimin e gjërave, por e kanë bërë shumë shpejt. Për këtë jam shumë i kënaqur. E pres edhe ndeshjen me San Marinon, pavarësisht se kundërshtari është modest. Për ne nuk ka asnjë kundërshtar modest, janë gjithmonë ndeshje Europiani, këto miqësore.

Ndeshja është në “Air Albania”, orari është i përshtatshëm, mendoj që tifozët duhet të vijnë. Shqipëria është në Europian dhe rëndësi ka që të ketë tifozë që t’i mbështesin, sepse është një ekip që ka nevojë për mbështetje”, – përfundoi trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.