Liverpool mund të marrë një dënim shembullor nga Federata Angleze nëse tifozët do të vijojnë që të grumbullohen pasivisht në rrugën e qytetit. Klubi anglez ju bashkua reagimeve të Policisë dhe Këshillit Bashkiak për t’i bërë thirrje tifozëve që të mos grumbullohen më, duke e cilësuar si një sjellje “tërësisht të papranueshme”.
Fansat e “Të Kuqve” injoruan rregullat e distancomi social duke u grumbulluar masivisht të premten në mbrëmje, madje edhe duke pasur edhe përplasje me policinë.
Mbi 15 tifozë janë arrestuar deri më tani, ndërkohë që Liverpooli mund të dënohet me mosluajtjen e ndeshjeve të mbetura në shtëpi nëse situata do të vijojë në këtë mënyrë. /R.Lika-Koha Jone/
