Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Empoli te Kombëtarja U-19, Kristjan Asllani rrëfen historinë e tij

Sporti E enjte, 30 Korrik 2020 16:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kristjan Asllani e ka krijuar lidhjen e tij me topin e futbollit që kur ka qenë fare i vogël. Ndeshjet në televizor dhe shpesh në stadium e bënë edhe më shumë pjesë të futbollit. Në intervistën e tij për rubrikën “Talenti Shqiptar” për fshf.org, Asllani tregon lidhjen e veçantë me familjen dhe grupin që stërvitet, synimet për të ardhmen, idhullin në kombëtare e shumë gjëra të tjera. Ai aktivizohet në ekipin e Empolit në Itali dhe është pjesë e kombëtares shqiptare U-19.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Si çdo fëmijë tjetër edhe unë kisha dëshirë që gjithmonë të kisha një top futbolli për të kaluar kohën e lirë me shokët. Kur për herë të parë më dhuruan një top, kuptova se ai nuk ishte si lodrat e tjera, por diçka ndryshe. Ai u bë shoku im më i mirë. Gjithashtu, mbaj mend se që i vogël ndiqja ndeshjet e futbollit, jo vetëm në televizor por shkoja edhe në stadium sa herë kisha mundësi. Kështu, nga pak fillova edhe unë të futesha në botën e bukur të këtij sporti kaq të mrekullueshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– E gjithë familja ka qenë mbështetje kryesore për mua, të cilën kanë besuar tek unë edhe kur unë nuk kam qenë në formën time më të mirë. Në veçanti dua të përmend dhe të falenderoj babain tim, i cili më mbështet gjatë gjithë kohës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin?

– Unë jam rritur me këtë grup lojtarësh dhe për këtë arsye kemi një marrëdhënie fantastike. Bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe mundohem t’i marr për bazë çdo këshillë që më japin. Gjithashtu, edhe për trajnerin gëzoj një respekt të veçantë pasi kemi një raport më shumë si shokë sesa si trajner-futbollist.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 9 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 10 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 11 orësh

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?

– Ka qenë një moment shumë i veçantë për mua. I gëzuar dhe i lumtur nga njëra anë, por nga ana tjetër kisha frikë se mos i zhgënjeja dhe mendoja gjithë kohës të dilja sa më mirë.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– Jo vetëm një herë, i rishikoj ndeshjet disa herë. Mendoj se një futbollist profesionist edhe kur bën mirë në fushën e lojës nuk duhet të mjaftohet vetëm me aq. Në çdo herë që e shoh veten në një ndeshje, mendoj se mund të kisha bërë më mirë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

– Unë shijoj çdo moment në fushë dhe sa herë trajneri më aktivizon në ndeshje, e konsideroj moment të lumtur. Por gjithsesi, reagimi i vëllait tim, pasi unë shënoj gol, mbetet gjithmonë moment special.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Mund të duket klishe, por koha që i heq familjes time për të më pasur pranë dhe që ia dedikoj futbollit, unë e konsideroj si një nga sakrificat më të mëdha që mund të bëjë njeriu në jetë.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– E rëndësishme për mua është të vazhdoj kështu siç jam, të mos zhgënjej ata që kanë besim tek unë dhe të ngjis shkallët një e nga një në karrierë.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

– Unë jam shumë i lidhur me familjen time dhe ata gjithmonë më thonë që edhe nëse bëhem një emër i madh ndërkombëtar, gjithmonë të qëndroj me këmbët në tokë dhe të respektoj të gjithë ata që më qëndrojnë afër, qoftë në momente të mira apo të vështira.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Idhulli im është Elseid Hysaj. E kam ndjekur që kur ka qenë pjesë e Empolit dhe vazhdoj e ndjek ende. Për mua, ai është lider i padiskutueshëm i kombëtares shqiptare.

Etiketat e lidhura

Kristjan Asllani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.