Carlo Ancelotti rikthehet në Madrid. Italiani ka zgjidhur kontratën me Everton dhe ka arritur marrëveshjen me spanjollët për tri vite. Zyrtarizimi ka ardhur dhe nga ekipi i Real Madrid. ”Real Madrid C.F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit për tre sezonet e ardhshme. Nesër do të bëhet nënshkrimit i kontratës së bashku me presidentin Florentino Pérez në Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”.