Presidenti Federatës së Futbollit në Kosovë Agim Ademi paralajmëroi se nëse kompania “Digitalb” nuk respekton detyrimet financiare ndaj FFK-së, atëherë do të ndërpresë bashkëpunimin.
Pas Federata Shqiptare e Futbollit vendosi bllokimin e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë nga “Digitalb”, kreu i futbollit në Kosovë bëri me dije për median “Periskopi” se do të ndiqet e njëjta rrugë nëse “Digitalb” nuk përmbush detyrimet kontraktuale karshi FFK-së.
“Ende jemi në kontratë me ‘SuperSportin’ deri në fund të kampionatit, pastaj do të shohim kush është i interesuar dhe cila do të jetë oferta më e mirë për të vendosur bashkërisht. Nëse ndodh që nuk i kryejnë detyrimet, sigurisht se do të veprojmë njësoj (si FSHF-ja)”, deklaroi presidenti FFK-së Agim Ademi.
