
UEFA po përgatit një formulë revolucionare për të mbyllur garat evropiane. Gazeta As ka publikuar disa prapaskena lidhur me hipotezat që po mendohen në Nyon prej disa ditësh.
Ideja e fundit e drejtuesve të UEFA-s është për një Final Four me një qëndër të vetme, Stambollin dhe stadiumin ku ishte në program finalja e Championsit.
Dy gjysmëfinale teke dhe një finale e madhe siç ndodh në Euroleaguen e basketbollit. Kjo ide do t’u propozohet federatave të futbollit të martën në mbledhjen e jashtëzakonshme të UEFA-s.
Ky opsion do të merret patjetër në konsideratë pasi është një mundësi e mirë për të përfunduar në kohë Champions Leaguen dhe Europa Leaguen.
