
Për herë të parë në karrierë, Carlos Sainz ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të garës së Britanisë së Madhe. Piloti spanjoll i Ferrarit fiton “pole position” në Formula 1. Ai la pas Max Verstappen me Red Bull dhe shokun e tij, Charles Leclerc. Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe do të zhvillohet nesër, në orën 16:00, me orën shqiptare.
IT’S A FIRST POLE FOR CARLOS SAINZ!!! 👏👏👏#BritishGP #F1 pic.twitter.com/voaglb4wSV
— Formula 1 (@F1) July 2, 2022