
Pritja duket se do të marrë fund edhe në Premier Legue, teksa të dielën Kryeministri Boris Johson pritet të japë lajme të rëndësishme.
Drejtuesit e kampionatit më të bukur në botë po studiojnë një protokoll për rifillimin e futbollit pas kaosit të krijuar nga pandemia. Sipas “The Telegraph”, do të ndalohet përshtypja gjatë ndeshjes në fushë, si dhe ndryshimi i fanellave mes dy ekipeve në fundin e ndeshjes.
Lojtarët gjithashtu nuk mund të përdorin të njëjtën shishe uji si dhe nuk mund të përqafohen në rastin e shënimit të një goli. Ky protokoll do të ketë një afat prej 12 muajsh. /R.Lika-Koha Jone/
