Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 07:21 Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Catherine, kanë mbërritur në Indi për një vizitë treditore, e cila do të kulmojë me një takim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Promovimi i Euro U-17 në Tiranë, Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri dhe mbështesni Kombëtaren tonë

Sporti E enjte, 8 Maj 2025 11:11
Promovimi i Euro U-17 në Tiranë, Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri dhe mbështesni Kombëtaren tonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Federata e Futbollit organizoi pasditen e të mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mblodhi së bashku dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe elektrizuese për këtë ngjarje të rëndësishme që i jep Shqipërisë një rol qendror në arenën ndërkombëtare të futbollit për të rinj.

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares dhe aktualisht lojtar i Vllaznisë, Bekim Balaj, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka, u shpreh se organizimi i Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri është një moment historik për futbollin shqiptar dhe një dëshmi e aftësive organizative të vendit dhe Federatës së Futbollit.

Ai theksoi emocionin dhe kënaqësinë që ky aktivitet sjell për të gjithë, duke vënë në pah përfshirjen e fëmijëve, të rinjve, yjeve të futbollit dhe skuadrës Kombëtare, e cila merr pjesë për herë të parë në një event të tillë. Presidenti Duka i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e infrastrukturës sportive, shprehu bindjen se mikpritja shqiptare do të lërë mbresa të mira tek të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi sa më shumë suksese ekipit Kombëtar në Kampionatin Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Është një emocion shumë i veçantë, kënaqësi dhe lumturi për mua që t’ju shoh në këtë fushë të FSHF-së. Në një fushë që vërtetë e kishim ëndërruar, të shoh të shkuarën e futbollit shqiptar, të tashmen dhe të ardhmen. Të shoh yjet e futbollit shqiptar, të cilët padyshim shprehin kënaqësinë e tyre për këtë event madhor për Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shoh dhe perspektivën e futbollit, gjithë këta fëmijë që kanë mbushur fushën. Sot, në një lloj mënyre, ne fillojmë zyrtarisht këtë aktivitet të rëndësishëm, Kampionatin Europian U-17. Një event shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, një event i cili konfirmon edhe njëherë aftësitë organizative të Shqipërisë, aftësitë organizative të futbollit shqiptar, konfirmon besimin që kanë institucionet europiane tek eksperienca jonë dhe ekspertiza jonë për të organizuar evente madhore.

Mund t'ju interesojë

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Para 9 orësh
Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Para 9 orësh
Ronaldinho bën debutimin fitimtar në Serie C italiane

Ronaldinho bën debutimin fitimtar në Serie C italiane

Para 11 orësh

Ky nuk është thjesht një kampionat futbolli, është një mundësi për të shprehur talentin e tyre të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në të, për të shprehur emocionin e tyre dhe pse jo, për të krijuar miqësi ndërkombëtare përtej kufijve të tyre, të 7 skuadrat që do të marrin pjesë, që do t’i bashkohen skuadrës sonë Kombëtare, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në një event të tillë.

Për të arritur organizimin e tij, për ne si Federatë, mund të themi e mesme apo modeste, është dashur një punë shumë voluminoze për të përgatitur katër stadiumet që tashmë janë gati; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia”, “Niko Dovana”, 10 fusha stërvitjeje, të cilat për ne vërtetë përbëjnë një punë voluminoze. Për këtë unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur përgatitjen e kësaj infrastrukture, dhe tashmë jemi vërtetë në momentin e duhur, perfekt për ta filluar këtë Europian.

Jam shumë i sigurt që të gjithë futbollistët e rinj që do të vijnë në këtë Europian, zyrtarët që do të marrin pjesë, vëzhguesit e tyre, tifozët që do ta ndjekin, do të mbeten të kënaqur nga mikpritja shqiptare. Do të mbesë në memorien e tyre tradita jonë e mikpritjes dhe do të vijnë përsëri. Unë u uroj gjithë futbollistëve që do të vijnë që të kënaqen vërtetë, ju uroj të gjithë juve që ta shijoni Europianin në Shqipëri, ta mbështesni atë dhe të gjithë bashkë të kemi ngjarje të tjera akoma më të bukura në të ardhmen.

I uroj shumë suksese ekipit tonë Kombëtar në këtë Europian, megjithëse të shtatë kundërshtarët janë vërtetë nga më të mëdhenjtë e Europës. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe urime të gjithëve”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Aktivitetin e përshëndeti edhe Zv.minstri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha, i cili falënderoi Presidentin Duka që ky event madhor do të zhvillohet në Shqipëri.

“Është një kënaqësi dhe nder i madh të jem këtu para jush, për të treguar dhe falënderuar Presidentin e Federatës së Futbollit, që me iniciativën e tij ka arritur të sjellë tashmë në Shqipëri, në vendin tonë, për t’i treguar Europës që jemi gati për të organizuar evente të tilla siç është ky Europian”, – tha Zv.minstri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha.

Ambasadorja e Euro U-17 2025, Valbona Selimllari, shprehu entuziazmin dhe krenarinë për organizimin e Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një arritje të madhe për vendin. Ajo falënderoi Federatën e Futbollit dhe Presidentin Duka për mundësinë e krijuar dhe mbështetjen ndaj të rinjve.

“Dikur nuk e kishim ëndërruar, sot jemi në Europian, nesër mund të jemi në Botëror, vijnë ekipet e mëdha dhe Europiani U17 në Shqipëri. Kjo është arritje shumë e madhe dhe sigurisht falënderimi shkon për FSHF-në në drejtimin e Armand Dukës dhe ekipit të mrekullueshëm që ka.

Unë përveçse të them që ndjehem shumë e nderuar që do të mbështes 17-vjeçarët, të cilët jam e bindur që do të na nderojnë. Dhe mos u trembni, ekipet janë të forta, por ju jeni më të fortë. Bëni një lojë shumë të bukur, ne do t’ju mbështesim fort, Federata ua ka krijuar të gjitha hapësirat që ju të stërviteni mirë, ky është një event shumë i madh dhe një mundësi shumë e madhe për të gjithë ju. Suksese!”, – tha Valbona Selimllari.

I ftuar special në eventin promovues të Kampionatit Europian U-17, i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, ishte ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj. Në fjalën e tij, Balaj theksoi se organizimi i një kompeticioni kaq të rëndësishëm në Shqipëri është një burim krenarie për të gjithë shqiptarët, duke nënvizuar se vendi ynë tashmë i plotëson të gjitha standardet për të pritur evente të këtij niveli ndërkombëtar.

“Ky organizim i një eventi të tillë në vendin tonë na bën krenarë të gjithëve dhe përgjegjës që sadopak të jap kontributin tonë në mbarëvajtjen dhe mbi të gjitha në mbështetjen e çunave tonë. Një event i tillë i organizuar në vendin tonë, tregon që edhe Shqipëria i plotëson standardet për të organizuar evente të tilla. Sigurisht që puna e madhe që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit me në krye Presidentin Armand Duka për të organizuar këtë event, por edhe evente të tilla që na presin në të ardhmen”, – tha Bekim Balaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën
Para 1 ore

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar
Para 1 ore

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime
Para 1 ore

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit
Para 1 ore

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 21 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 12 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 9 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.