
Qeveria gjermane ka njoftuar se nuk do të përfshihet në diskutimet rreth një bojkoti të mundshëm të Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shtetit për Sportin, Christiane Schenderlein, në një deklaratë zyrtare të hënën.
“Vendimet për pjesëmarrjen ose bojkotimin e ngjarjeve të mëdha sportive janë përgjegjësi e organizatave sportive, jo e politikanëve,” tha Schenderlein, duke nënvizuar distancimin e qeverisë nga çështjet sportive.
Zyrtarë të futbollit gjerman kanë marrë një qëndrim të ngjashëm. Peter Üatzke, president i Ligës Gjermane të Futbollit, deklaroi se nuk ishte i vetëdijshëm që kjo çështje ishte bërë një debat i gjerë dhe se zërat për bojkot ishin të izoluar. Jan-Christian Dreesen, drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, mbajti të njëjtin qëndrim.
Ideja për një bojkot të mundshëm u përfol fillimisht pas tensioneve politike të shkaktuara nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump dhe planet e tij për kontroll mbi Groenlandën, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.
Qeveria dhe organizatat sportive gjermane duket se preferojnë të mbajnë sportin larg politikës, duke lënë vend për vendime të autonome të federatave sportive për pjesëmarrjen në Kupën e Botës.