
Cristiano Ronaldo prej disa ditësh është në vetëizolim në Madeira, teksa po qëndron larg skuadrës pas shpërthimit të koronavirusit. Sulmuesit po rigjen kohën e munguar me katër fëmijët dhe të fejuarën Georgina Rodriguez.
Portugezi ndodhet në vendin e tij të lindjes edhe për shkak të së ëmës e cila disa ditë më parë ishte në spital. Së fundmi Ronaldo është kapur thuajse nudo duke marrë rreze dielli, ndërkohë që partnerja e tij ka shkuar në dyqane për të blerë gjërat e nevojshme. /R.Lika-Koha Jone/


