Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

RRËFIMI/ Arbitri i famshëm Pierluigi Collina zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë

Sporti E enjte, 31 Korrik 2025 11:24
RRËFIMI/ Arbitri i famshëm Pierluigi Collina zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Legjenda e arbitrimit në futboll, italiani Pierluigi Collina, ka ndarë me publikun emocionet më të forta që ka përjetuar gjatë karrierës së tij. Në një intervistë të fundit, Collina ka treguar se ndeshja që do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij është finalja e Champions League e vitit 1999, ndërmjet Bayern Munchen dhe Manchester United.

“Kjo është ndeshja që më tronditi emocionalisht si asnjë tjetër”, u shpreh Collina. Finalja e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou” në Barcelonë ishte një nga më dramatiket në historinë e futbollit. Bayern kaloi në avantazh që në minutën e gjashtë me golin e Mario Basler, dhe ruajti rezultatin 1-0 deri në minutën e 90-të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjermanët ishin me një dorë te trofeu, tifozët festonin, lojtarët në stol përqafonin njëri-tjetrin, por më pas mrekullia. Në minutat shtesë, Manchester United shënoi dy herë, fillimisht me Teddy Sheringham dhe më pas me Ole Gunnar Solskjaer, duke përmbysur gjithçka dhe siguruar titullin kampion në mënyrë të pabesueshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Collina kujton skenën me emocione të mëdha: “Papritur, Manchester shënoi dy gola për dy minuta dhe gjithçka ndryshoi. Nuk do ta harroj kurrë britmën e lojtarëve dhe pankinës angleze, ishte si ulërima e luanëve përballë heshtjes si katedrale në anën e Bayernit. Futbollistët e United vraponin të çmendur në fushë, ndërsa lojtarët e Bayernit ishin shtrirë në tokë, të shkatërruar, duke qarë nga zhgënjimi.”

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

13 Nëntor 2026, 22:47
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

13 Nëntor 2026, 22:21
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

13 Nëntor 2026, 16:02

Ai shtoi se kishte tentuar të ngushëllonte një prej futbollistëve gjermanë: “Iu afrova njërit prej tyre, por nuk munda të thosha asgjë tjetër përveçse: ‘Çohu dhe lufto, ke edhe 20 sekonda!’ Por në atë moment kuptova çfarë është vërtet futbolli. Aty ku jepen gjithë emocionet, ku ndahen gëzimi dhe dhimbja ekstreme. Pas kësaj ndeshjeje, shumë njerëz u dashuruan me futbollin me gjithë zemër.”

Kjo finale mbetet një nga momentet më të paharrueshme në historinë e Ligës së Kampionëve, jo vetëm për rezultatin e saj dramatik, por për emocionet e papërshkrueshme që shkaktoi tek të gjithë dashamirësit e futbollit në mbarë botën. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 8 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.