Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sfida me Izraelin, Reja: Të luajmë pa presion. Ata kanë në favor tifozët

Sporti E premte, 23 Shtator 2022 17:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të shtunë, ekipi kuqezi duhet që të fitojë me patjetër për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve, pasi çdo rezultat tjetër kundër Izraelit i nxjerr nga objektivi. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i kombëtares Edy Reja tha se ekipi duhet që të luajë pa presion. “E di forcën e Izrealit, por ne synojmë të marrim pikët maksimale të shtunën. Do fitojë skuadra me mentalitetin e duhur në fushë, mungesat s’kanë asnjë vlerë. Shpresoj që këtë herë fati të jetë me ne, ndërsa Izraeli ka në favor tifozët. Ajo që dua është të luajmë pa frikë dhe pa ndienjën e inferioritetit”.

A e keni trajtuar si një ndeshje finale dhe a është kjo një finale për Shqipërinë?

Nëse duam të shpresojmë për vendin e parë, nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër, përveçse të marrim fitoren nesër këtu. Ne kemi vetëm një pikë dhe kundërshtari 5, ndaj jemi të dënuar të fitojmë, për të qenë brenda objektivave. Do t’u kërkoj të gjithë lojtarëve që në fushë të zbresin për të dhënë maksimumin. Kemi punuar shumë këtë javë dhe kemi treguar shumë vëmendje në aspektin taktik, ndaj jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Duhet të kërkojmë fitoren, por edhe të bëjmë kujdes, pasi e dimë që kundërshtari mjaftohet edhe me një pikë dhe për më tepër, ka një kundërsulm shumë të rrezikshëm. Shpresojmë që të kemi në krahun tonë edhe fatin, apo episodet, që herët e tjera na kanë penalizuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si ndihesh në Izrael para një ndeshjeje të rëndësishme? Si e sheh mungesën e Zahavit për kundërshtarin?

Ne e dimë forcën e Zahavit, megjithatë kushdo që të luajë në vend të tij, do të japë maksimumin. Nuk ndikojnë fare mungesat, por diferencën mendoj se do ta bëjë dëshira për të fituar. E njohim kundërshtarin dhe e dimë forcën e tij, por nesër do të fitojë skuadra që ka më shumë dëshirë për të fituar dhe do të zbresë në fushë me mentalitetin e duhur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kujt do t’i peshojnë më shumë mungesat, Shqipërisë apo Izraelit?

Nuk do të peshojnë aspak mungesat, por forma fizike dhe dëshira për të dhënë maksimumin e për të fituar. Duhet të shkojmë në fushë dhe të luajmë, pasi përtej mungesave, në grup edhe ne edhe Izraeli kanë lojtarët e duhur për të luajtur. Nesër unë pres që të tregohemi një skuadër e vërtetë, duke luajtur pa frikë dhe pa asnjë ndjenjë inferioriteti.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 12 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 13 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 14 orësh

Si e keni përgatitur sfidën me Izraelin?

Ne e njohim mirë Izraelin dhe e dimë si luan, ndaj jemi përgatitur mbi bazën e këtyre njohurive, por më pas në fushë ndryshojnë gjërat. Duhet të përballojmë presionin, sidomos në minutat e para dhe më pas të tregohemi të vëmendshëm, të fitojmë sa më shumë dyluftime dhe mbi të gjitha, të shfrytëzojmë rastet tona të shënimit. Duhet të bëjmë një ndeshje perfektë, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe atë sulmues, pasi na duhet fitorja dhe kjo arrihet duke shënuar.

Etiketat e lidhura

Edi Rejakuqezi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.