Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si erdhi, largimi dhe raporti me Olsi Ramën: Gega nuk lë gjë pa thënë

Sporti E premte, 6 Mars 2020 21:42
Si erdhi, largimi dhe raporti me Olsi Ramën: Gega nuk lë gjë pa thënë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Skënder Gega ka vendosur të rrëfehet, por sërish nuk hedh baltë. Lotët e titullit nuk i harron, ndërkohë që tregon edhe si iu bashkua Partizanit. Takimi me Demin dhe fjalët e shumta, “nuk ka eksperiencë, s’ka drejtuar më parë në Superiore”, komentohen prej tij, ashtu sikurse edhe raporti me Olsi Ramën dhe presidentin. Sigurisht ai nuk i shmanget edhe pjesës së largimit të tij dhe sërish mundohet të mos hedhë baltë në intervistën e dhënë për Supersport.

LOTËT PAS TITULLIT – “Të gjithë vitin u mundova të isha i përmbajtur dhe të reflektoja tek ekipi. Në momente të veçanta, kur u humb ekuilibri, nuk shfaqa emocione pozitive. Kam grumbulluar shumë energji pozitive nga eksperienca ime në SHBA. Ashtu e përjetova për momentin”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

ARDHJA TE PARTIZANI – “Duhet të jem i sinqertë, edhe pse jam kaq kohë larg Partizanit dhe pa përgjegjësi, duhet të i ndershëm me tifozët. Erdha me familjen për të pushuar në verë, jam kontaktuar nga një mik i përbashkët i imi dhe i Demit. Ishte Eduard Prodani dhe ideja ishte pse të mos kontribuoja. U takova me Demin dhe folëm shkurt. Më pas shtrënguam duart. Pashë qe kishte ikur besimi, nuk më vunë asnjë lloj objektivi”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gega gjatë intervistës për Supersport

EKSPERIENCA E PARË NË SUPERIORE – “Ishte test për mua, nuk kisha një karrierë në Superiore. Mund të nisja në çdo moment, por ishte familja dhe largësia e madhe që ndikuan. Në momentin që erdha, ata janë të rritur tani. Kisha një ëndërr, të afrohesha dhe të kontribuoja. Ambienti ishte i mirë, nuk u bë presion. Kërkova që të kishte një rrjetë dhe të testoheshin të gjithë, pa dyshuar në aftësitë e tyre.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 11 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 11 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 12 orësh

Gjeta një grup që ishin në pikëpyetje. Dënim i Skënderbeu na futi në UEFA. Ishte pjesa më e vështirë për mua aty. Duhet t’u jepja besim tifozëve që edhe pse u eliminuam, po niste diçka e re. Ne si shqiptarë nuk kemi shumë durim. Aty ishte presioni i parë, për të ndërtuar një grup me ata lojtarë që kishim. Kisha besim që do bënim progres, jo se do dilnim kampion. Doja ta rrisja ekipin, titulli pastaj është tjetër gjë”.

SKEPTIKËT E SHUMTË – “Kur Gega erdhi, shumëkush kishte dyshimet e tij për faktin që nuk kishte drejtuar në Superiore. “Njeriu duhet të jetë shumë i fortë t’i mbajë gjërat brenda. Ballafaqohesh me skeptikë. Ka dy llojesh, ata që ashtu e mendojnë dhe ata që nuk ia thonë fjalën e mirë dikujt. Jam munduar të jem i drejtë. I kam dëgjuar, nuk më kanë shqetësuar, por më ka bërë habi. Kishte nga ata që mezi prisnin nga një gabim”.

RAPORTI ME LOJTARËT – “Kam krijuar marrëdhënie të mira, jo se u bëra shokë. Kur ke dëshirën që një person të përparojë, duhet bërë siç të thonë. Më përmende Trashin. Ai është njeri i jashtëzakonshëm. Në anën sportive ishte një nga shtyllat kryesore të takimit. Krijonte atmosferë dhe adrenalinë, ndonjëherë shpërthente. Duhet ët gjesh mënyrën dhe të japë më të mirën. Nëse një trajner mban balancat dhe i sheh në sy, u krijon besim”.

GAZ DEMI – “E falënderoj, duhet të jetë serioz njeriu. Njihem me të dhe është nj person që ka marrë risk të madh me Partizanin. Pa mbështetjen e tij do të ishte shumë e vështirë. Kur erdha si trajner më tha se do kesh mbështetjen time dhe ana financiare s’do jetë problem. Nuk më ka ndërhyrë asnjëherë. Jam takuar me të si mik dhe kam ikur si mik”.

OLSI RAMA – “Nuk kam krijuar probleme, kam qenë bashkëpunues kudo. Kam ca rregulla dhe parametra, që në fakt për asnjë lloj interesi nuk i shkel. Me drejtorin Rama njihemi që më përpara. E di që kam pas mbështetjen e tij për t’u afruar. Gjatë sezonit besoj se kemi pasur një bashkëpunim të mirë, nuk po them perfekt. Ai nuk është drejtor teknik, specialit, është drejtor i klubit. Ka kontribut në punën e tij. Në mënyrën e vet secili bën punën e vet. Nuk kemi pasur konflikte, pasi ka shumë fjalë. Kemi pasur mendime të ndryshme për disa gjëra, jo gjithmonë. Nuk mund të them më tepër, sepse kam dal kampion. Nuk kam bërë asnjë dëm dhe nuk kam pse e gjykoj veten”.

LARGIMI – “E vërtetë që më mirë se unë askush nuk e di. Kam vendosur të punoj dhe ko të bëj akuza nga 8 mijë kilometra. Doja të vazhdoja, por u krijuan disa gjëra, që për arsye personale nuk mund të vazhdoja. Kur punon ka diskutime dhe mosrënie dakord. Sa isha, isha i drejtpërdrejtë, si me Ramën, ashtu edhe me ata që ishin pjesë e projektit. Jam mundur t’i mbaj për vete gjëra që nuk shkonin.

Nuk kam shkuar te Demi në asnjë moment të ankohesha, pasi kisha besim se do ia dilja. I kam kërkuar Demit të largohem, i kam dhënë një arsye personale. Më ka besuar dhe nuk ka këmbëngulur. Zgjati pak biseda dhe ika i dhashë dorën si mik. Atëherë ashtu e mendova dhe e vendosa,. Nuk dua të akuzoj njeri, jam në moshë që t’i bëj zgjedhjet në mënyrën time. Dua të lë kujtime të mira. Nuk dua të shkojnë gjërat keq. Erdha në Shqipëri pa asnjë qëllim, por jo për të prit dështimin e dikujt”.

ARDHJA NË SHQIPËRI – “Unë kafen e mëngjesit e pi aty ku e kam parë gjithmonë. I jam shmangur polemikave. E dua Partizanin, isha në derbi. E dua atë fanellë, jam i lidhur. Viti që kaloi më lidhi edhe më shumë me tifozët. Kam ndjerë mbështetjen e njerëzve që se prisja. Nuk kam dashur që të vë në presion askënd me praninë time. Trajnerët aktualë nuk sfidë me mua, nuk duhet ta shohin kështu”.

KONTAKTI ME SORMANIN JANARIN E SHKUAR – “Ju paskeni informacione. Unë kam marrë vesh që danezët ishin aty. Ibrahimi donte të takonte Ramadanin. Nuk ka një problem nëse takohen. Nuk më ka shqetësuar. Kur isha në punë bëra pjesën time. Nuk më ka shqetësuar. Kam qenë i fokusuar te puna dhe besoj se nuk duhen parë këto takime si diçka që bëhet pas shpine”. /abcnews.al

Etiketat e lidhura

Skënder Gega
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.