Shqipëria e U-21 dhe Kosova U-21 e kanë mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë, por tensioni në fushë nuk ka munguar, edhe pse një vëllazërore. Mungesa e largimit të topit nga Kosova pas një dëmtimi të Brojës dhe një ndërhyrje e Tafës bën që lojtarët e dy skuadrave të përplasen me njëri-tjetrin.
Gjyqtari qetëson gjithçka duke i treguar të verdhin mbrojtësit shqiptar. Më pas loja vijoi normalisht duke u mbyllur pa gola.