Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sormani: E gjeta Partizanin në depresion, jemi gjithmonë e në rritje

Sporti E shtunë, 15 Shkurt 2020 13:20
Sormani: E gjeta Partizanin në depresion, jemi gjithmonë e në rritje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas dy fitoreve radhazi ndaj Luftëtarit dhe Flamurtarit, Partizani do të ketë një provë të vështirë nesër kundër Laçit. Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani beson se eliminimi në Kupën e Shqipërisë nuk do të ndikojë negativisht në skuadrën e tij. Strategu italian është shprehur se e gjeti ekipin në depresion, ndërkohë që tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nuk është një lajm aspak pozitiv. Megjithatë, nuk jam dakord që skuadra është në një moment të vështirë. I respektoj opinionet, por shoh nga një kënd ndryshe. Partizani është gjithmonë në rritje. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë 2 goditje në portë, ndaj mendoj se skuadra është në rrugën e duhur. Entuziazmi është i madh brenda grupit, e shoh dita-ditës. Po punohet shumë, lojtarët janë të ndërgjegjshëm dhe japin maksimumin në seancat stërvitore.

Mund t'ju interesojë

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Para 8 orësh
Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Para 8 orësh
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Para 8 orësh

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, për asnjë moment nuk kemi nënvlerësuar asnjërën prej tyre. Kam dëgjuar ankesa pse nuk kam aktivizuar disa prej titullarëve në ndeshjen e kthimit ndaj Besëlidhjes. Është thënë se e kemi nënvlerësuar këtë kundërshtar, por isha i detyruar. Kemi pasur probleme me lojtarët. Bardhi dhe Belica kanë qenë me temperaturë. Melo me Trashin nuk kanë qenë në kondicionin e duhur fizik, si rezultat i ndeshjes ndaj Flamurtarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çdo ndeshje unë e përgatis sikur të jetë finale. E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, ndaj një kundërshtari shumë agresiv. Jemi përgatitur edhe psikologjikisht, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë na pret në Laç. Bardhi i është bashkuar me grupin gjatë seancës së djeshme, Belica ka dhënë shenja përmirësimi. Momentalisht që flasim, të gjithë lojtarët i kam në dispozicion.

Në tri ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola. Ne sulmojmë si skuadër. Më intereson raste na shfaqen para portës kundërshtare. Skuadra po krijon mundësi, duhet të sulmojë e të mbrojë e tëra. Partizani është gjithmonë në rritje, shoh që sulmuesit lëvizin edhe pa top. Nuk më intereson nëse Trashi bën gol apo jo. Unë do të kënaqesha nëse Bardhi do të arrinte të gjente rrugën e golit, për vetë punën e madhe që po bën në skuadër, sikurse edhe Broën e Solomon. Kur punon shumë, derdh shumë djersë në stërvitje, edhe rezultatet do të vijnë. Çinari nuk po shënon? Çfarë të bëjmë. Na vjen keq, por po vrapon shumë, sakrifikon për skuadrën. Rëndësi ka që të fitojë skuadra, mund të shënojë gola edhe Hoxha.

Psikologjikisht jemi në moment të mirë për ta përballuar ndeshjen e radhës. Eliminimi nuk i pëlqen askujt, por nuk mund të thuhet që skuadra nuk zhvilloi një ndeshje të mirë. Lojtarët e rinj luajtën me guxim dhe shumë dëshirë.

Distanca me kreun? Partizani e ka nisur sezonin me probleme, ndryshe nuk do të isha këtu. Dikush ka tentuar të ironizojë sa i përket modulit apo sistemit tim të lojës. Unë nuk fshihem kurrë dhe marr gjithë përgjegjësitë. Nuk kam kritikuar kurrë ata që kanë punuar më parë. Kam thënë që skuadra nuk kishte aftësinë fizike për të luajtur futbollin që dua unë. Janë pikëpamje të ndryshme, siç janë edhe ata të trajnerëve të tjerë.

Si për të gjithë gjërat në këtë jetë, koha është e nevojshme. Unë nuk shpik asgjë, thjesht punoj shumë. Nëse do të ndërtosh diçka, nevojitet koha e duhur. E vetmja gjë negative, që gjeta këtu, ishte ambienti depresiv. Skuadra nuk kishte entuziazëm, as dëshirë për të menduar pozitivisht. Kjo është gjëja më e keqe dhe unë po punoj ta ndryshoj këtë gjë”, deklaroi Sormani.

Etiketat e lidhura

Adolfo Sormanipartizanitrajneri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.