Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sormani: Synojmë titullin kampion, nuk jam i huaj te Partizani!

Sporti E shtunë, 4 Janar 2020 20:02
Sormani: Synojmë titullin kampion, nuk jam i huaj te Partizani!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka folur si trajner i klubit të kuq për herë të parë në këtë aventurë të dytë. Italiani nuk e fshehu që objektivi i Partizanit në këtë sezon është titulli kampion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nuk mund të fshihemi. Objektivi është ta marrësh sërish titullin, por ka edhe një synim tjetër që të ngjitesh në nivele europiane, në mënyrë që klubi të ketë prestigjin në nivel kontinental. Kjo, duke luajtur një futboll sa më shumë dinamik, agresiv, një futboll që të na bëjë konkurrues edhe në nivele të tilla.

Mund t'ju interesojë

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Para 8 orësh
Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Para 8 orësh
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Para 8 orësh

Ambienti? Është e qartë që kur nis punën në mes të një sezoni, ky nuk është maksimumi, nuk është situata ideale, sidomos kur kërkon të luash një futboll të organizuar dhe me ide të qarta. Gjithsesi, e vërteta është që unë njoh shumë nga lojtarët që janë këtu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skuadra? Ata e dinë se çfarë do të presin nga unë dhe unë e di se ç’mund të pres prej tyre. Njoh mentalitetin, ndaj besoj se e kam një avantazh sepse njoh edhe ambientin e Partizanit, nuk jam një i huaj. Kam pasur mundësi të punoj dhe të krijoj raporte shumë të mira me të gjithë.

Aventura e parë? Nuk është e vërtetë që nuk përfundoi mirë. Mendoj se pas ndeshjeve në Europë, u krijua ideja nga të dyja palët se nuk ishin kushtet e duhura për të vazhduar, por besoj se e pata vlerësimin, sidomos të presidentit, dhe dëshirën për të ndërtuar një projekt të madh.

Merkato? Klubi është dakord që unë të bëj përforcime, por dua të theksoj se në futboll problemet nuk i zgjidh një individ, sado i rëndësishëm që të jetë. Nëse ne nuk luajmë si skuadër, nëse nuk do të jemi të bashkuar, me mentalitet të përbashkët, nuk mund të kemi sukses. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të rifitojmë mentalitetin e skuadrës”, deklaroi Sormani.

Etiketat e lidhura

Adolfo Sormanipartizani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.