Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Sot ose vdisni në fushë ose fitoni…na thërret Botërori!

Sot ose vdisni në fushë ose fitoni…na thërret Botërori!

Sporti
E enjte, 26 Mars 2026 11:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbrëmja e sotme nuk është e zakonshme për Kombëtaren tonë. Është një betejë që mban peshën e një ëndrre të madhe,  kualifikimin në Kupën e Botës. Përballë qëndron Polonia, një kundërshtar me emër, eksperiencë dhe potencial financiar më të madh, por jo i pathyeshëm.

“Në mars do të vdesim në fushë për të marrë fitore dhe për të shkruar në Botëror”, në fakt nuk janë fjalët e Sylvinhos para ndeshjes, por të trajnerit të Kosovës, Foda, i cili 4 muaj më parë dha këtë deklaratë që na shkon përshtat edhe ne. Si strategu i Kosovës, edhe për ne duhet të jetë i njëjti mentalitet, të kalojmë fillimisht hapin e parë drejt Botërorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kuqezinjtë me mungesa, por me grup solid

Nuk vijmë ndoshta në momentin tonë më të mirë, me mungesa të rëndësishme si Rey Manaj, Daku apo edhe Medon Berisha, gjithsesi elementët nuk na mungojnë.  Kombëtarja shqiptare vjen në këtë përballje me një frymë të re dhe një grup lojtarësh që kanë fituar eksperiencë në kampionate të rëndësishme europiane. Emra si Kristjan Asllani, Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti përfaqësojnë një brez që nuk ka frikë nga emrat e mëdhenj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disiplina taktike dhe loja në grup janë armët kryesore të kësaj skuadre të ndërtuar prej 3 vitesh nga Sylvinho, i cili po bën një punë fantastike.  Megjithatë, sfida më e madhe mbetet mungesa e thellësisë në stol. Ndryshe nga kundërshtarët, Shqipëria nuk ka të njëjtin luks rotacioni, çka do të thotë se çdo lojtar në fushë duhet të japë maksimumin pa luhatje.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 15 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 15 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 17 orësh

Rivalët me cilësi, por nën presion

Nga ana tjetër, Polonia vjen me statusin e favoritit. Skuadra ka një përbërje të mbushur me lojtarë që aktivizohen në ligat më të forta të Europës. Në mbrojtje spikat Jakub Kiëior, ndërsa në krahë dhe mesfushë emra si Matty Cash i japin rendiment mesufshës. Pika e dobët ndoshta është në sulm, Leëandoëski (38 vjeç) nuk ka më atë freskinë e dikurshme, ndërkohë që emrat e tjerë luajnë pak.  Për polakët statusi i favoritet mund të kthehet në presion. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej dështim, dhe kjo mund të ndikojë në qetësinë e tyre gjatë lojës.

Formacioni i mundshëm në Varshavë

Sylvinho ka pasur 3 ditë në dispozicion për të përgatitur skuadrën dhe pritet që në takimin e sotëm, të bëjë surpriza në formacion, sidomos në repartin e sulmit aty ku mungesat janë më të mëdha. Kështu, porta do t’i besohet sërish Thoma Strakoshës, i cili do të ketë para 4 mbrojtës.

Në të majtë, do të luajë Mario Mitaj, ndërkohë që në të djathtë hapësirë do të ketë edhe për Elseid Hysajn. Qendra e mbrojtjes do t’i besohet sërish dyshes Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.

Në mesfushë, Asllani dhe Shehu janë titullarë të padiskutueshëm, ndërkohë pritet të konfirmohet edhe Qazim Laçi. Në të djathtë të sulmit, do të jetë Myrto Uzuni ndërsa në të majtë do të jetë Arbër Hoxha. Në qendër të sulmit, pritet të jetë Bajrami si “9-sh fals”, por gjatë ndeshjes mund të alternohet edhe me Uzunin.

Dueli taktik, ku mund të vendoset ndeshja?

Kjo përballje pritet të jetë një luftë taktike. Shqipëria ka gjasa të mbështetet në një strukturë kompakte, duke mbyllur hapësirat dhe duke kërkuar kundërsulmin. Çelësi do të jetë menaxhimi i mesfushës dhe aftësia për të ndalur ritmin e polakëve. Polonia, në anën tjetër, do të kërkojë të kontrollojë topin dhe të imponojë ritmin e saj. Lëvizjet në krahë dhe goditjet nga distanca mund të jenë armët kryesore të tyre, ndërkohë që ne duhet të provojmë te befasojmë me kundërsulme të shpejta, ashtu si ndaj Serbisë.

Në letër, diferencat janë të dukshme, si në vlerë tregu, ashtu edhe në eksperiencë. Por futbolli nuk luhet me shifra. Ai luhet me zemër, me sakrificë dhe me besim. Për Shqipërinë, kjo është një mundësi për të shkruar histori. Një fitore do të ishte jo vetëm një hap drejt Botërorit, por edhe një mesazh i fortë se kjo skuadër është gati të sfidojë çdo barrierë. Në fund, gjithçka do të vendoset në fushë. Dhe nëse ka një gjë që kjo kombëtare ka treguar, është se di të luftojë deri në sekondën e fundit. Sonte, nuk është vetëm një ndeshje. Është një betejë për krenari, për ëndërr dhe për histori. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Etiketat e lidhura

boterorikombetarjaRozalb Lika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 23 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 24 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.