
Barcelona ka dhuruar një pasdite shumë të bukur me Valencian, por nuk ka mundur të dalë me tri pikë të plota. Katalanasit barazuan 2-2, në duelin e mbushur me gola dhe surpriza.
Diakhaby zhbllokoi me kokë rezultatin në minutën e 29-të, por në shtesën e pjesës së parë Messi barazoi rezultatin, pasi fillimisht u ndal nga pika e bardhë. Argjentinasi barazoi rekordin e Pele me 643 gola me një klub të vetëm.
Në fillimin e fraksionit të dytë mbrojtësi Araujo shënoi një gol të bukur me një goditje akrobatike. Gjithsesi Valencia nuk i humbi shpresat dhe shënoi sërish me Maxi Gomez. Ky barazim e mban Barcelonën në vendin e pestë me 21 pikë, 8 më pak se Valencia që ka dhe një ndeshje tjetër për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/
